Vllaznia më në fund me sponsor, arrihet marrëveshja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skuadra e Vllaznisë është duke u përpjekur që të evitojë në çdo mënyrë “play out”-in, për të mos rrezikuar rënien nga Superliga.

Në një moment kritik e deri diku kaotik te ekipi kuqeblu ka ardhur  një lajm pozitiv.

Vllaznia do të ketë sponsor në vazhdim. Alban Xhaferrin, biznesmenin e njohur shkodran, i cili është edhe president i skuadrës së basketbollit të kryeqendrës së veriut.

Përmes një njoftimi klubi shkodran ka bërë me dije këtë lajm, duke bërë me dije se ky sponsorizim vjen në bashkëpunim me Bashkinë e Shkodrës.

“Klubi i Futbollit “Vllaznia” njofton të gjithë dashamirët e futbollit për nënshkrimin e marrëveshjes për sponsorizimin, partneritetin dhe bashkëpunimin ndërmjet Klubit dhe Bashkisë Shkodër, nga njëra anë, me Shoqërinë ”ALBAPHOTO” shpk – DISTRIBUTOR I AUTORIZUAR I ”FUJIFILM” dhe SHOQATA E BASKETBOLLIT ”VLLAZNIA”-njofton klubi.

Kjo marrëveshje ka objekt të saj:

  1. a) Bashkëpunimin për konsolidimin e rezultateve të ekipit të parë dhe ekipeve të moshave të Akademisë “Vllaznia”, rikthimin e qëndrueshëm të Klubit të Futbollit “Vllaznia” në pozicion dinjitoz në renditjen e kampionantit kombëtar të futbollit të Superligës Shqiptare dhe mundësinë për pjesëmarrje në aktivitete dhe kompeticione ndërkombëtare.
  2. b) Partneritetin midis palëve për të dhënë mbështetje teknike dhe financiare Klubit të Futbollit “Vllaznia”, në bashkëpunim dhe harmonizim me angazhimet dhe kontributet teknike dhe financiare të vetë Bashkisë Shkodër, si aksioneri i vetëm, por edhe të strukturave drejtuese, të personelit, lojtarëve dhe çdo aktori tjetër institucional, publik, privat dhe që ka interes.

Me këtë marrëveshje, bashkëpunimi nis menjëherë, në mbështetje të ekipit të parë “Vllaznia” dhe ekipeve të moshave të Akademisë “Vllaznia” për arritjen e rezultateve sa me te larta”.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Përse dhemb stomaku kur ushqimi ju bie rëndë

Dhimbja e stomakut mund të shfaqet për disa arsye siç janë problemet me tretjen, fryrjet, ulçera e të tjerë. Ka...

Çfarë ndodhi? Radhë automjetesh, bllokohet aksi Strugë-Qafthanë

Teksa reshjet e dëborës intensifikohen, aksi rrugor Strugë-Qafthanë është bllokuar. Mësohet se radha e mjeteve të bllokuara është rreth 1 km e gjatë./    S.M

“Po më mbarohet kulaçi”, çfarë po paralajmëron Gjesti

Rozana Radi në spektaklin e së shtunës u shpall finalistja e parë e këtij edicioni të Big Brother. E më pas asaj iu dha...

Moti i keq në vend/Ministria e Mbrojtjes: Ja cilat janë zonat më problematike nga reshjet

Moti i keq me reshje shiu dhe dëbore ka përfshirë të gjithë vendin këtë të diel. Ministria e Mbrojtjes deklaroi se aktialisht po punohet qnë...

Burrat shpesh kryejnë krime ndaj grave që duan të divorcohen, nuk pajtohet me ndarjen

Përmes një interviste, sociologia Entela Binjaku tha se në shumë raste kemi krime ndaj grave që kane shkuar drejt gjykatës për zgjidhje martese, dhe...

Lajme të tjera

Web TV