Prania e veprës së Camajt në arealin e shqipes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Behar Gjoka*

Me veprën letrare të Martin Camajt fati ka qenë i dyzuar, madje edhe tani më tepër është një prani e papranishme. Njëherit, ka qenë lodërtar dhe i mbrapshtë, sepse Camaj e thoshte me sublimitet: Unë jam i juej, e ju jeni të mitë! Po ne, bashkëkombasit e shkrimtarit, lexuesit e veprës letrare dhe gjuhësore, a ia kemi mbërritur momentit ma ia kthye, po me atë klithëm dashnie që poeti e la vjerrë. Camaj dhe vepra e gjerë, ende notojnë në rrethin vicioz, që pati përmendur me herët Ardian Klosi: … në çdo epokë kemi të bëjmë me një luftë pa mëshirë kundër elitës kulturore shqiptare, që kositet sapo hedh rrënjë, e cila parathotë fatin e secilës kohë”.

Thirrja, që buron prej vetëdijes së vlerave të endura prej M. Camajt, do të jetë: Ti je yni e na jemi të tutë! Në këtë komunikim transhendental, tejet largvajtës, gati-gati kozmik, shumëçka asht pezull, në pritje të një moti ma dashamir e mirëkuptues, që vlerat të radhiten në krye të shenjave moderne të letrave shqipe. Në thelbin shkrimor, ka qenë lodërtar, jo se deshti, po se nuk pati shteg tjetër, në kuptimin që asht një dukuni atipike, e gjuhës dhe e letërsisë shqipe bashkëkohore.

Martin Camaj, në gjallje dhe amshim, ka rendur në kundërpërpjetat jetësore dhe intelektuale. Jeta dhe vepra e Camajt është kundër rrjedhës së kohës, kundër rrjedhës letrare dhe gjuhësore (në Shqipëri pas vitit 1944), ndonëse nuk bani beteja “gladiatorësh”. Me laryshi, pa bujë dhe zhurmë, duke u thelluar në shprehësinë letrare, i kundërvihet amullisë së unitetit dogmatik. Rrethana e shkrimit të përkundërt me realizmin socialist, vijimi i lavrimit të gegnishtes, janë dy treguesit, që e bëjnë fatin e tij, të mbrapshtë në letërsinë bashkëkohore. Dy prej shenjave identifikuese, janë tregues përveçimi nga pjesa tjetër e letërsisë bashkëkohore, të cilat parashtrojnë veçanësinë:

A – Me shenjat letrare në shkrimin e poezisë, prozës, dramatikës, bartin dy cilësi:

– Mungesa e realizmit socialist, që lidhet me refuzimin fillimtar, arratisja për shkaqe politike, i dha dorë për të shpëtuar nga shkrimi ideologjik në letërsi.

– Kurba e lavrimit letrar, në poezi dhe prozë, falë shtegtimeve në Prishtinë, Romë, Mynih, kontakteve me letërsinë moderne, gjurmimeve të vlerave letrare, shndërrohet në një përvojë moderne në letërsinë bashkëkohore. Moderniteti që ngjizet duke gërshetuar traditën e letrave shqipe, me frymën moderne të letërsisë evropiane, spikatet në përmbledhjet poetike Nema, Bualli, Palimpsest, e sidomos në madrigalin Drandja, si dhe në romanet Rrathë dhe Karpa.

B – Sendërgjimi i veprës, në poezi, prozë dhe dramatikë, me anë të variantit të gegnishtes, me ndonjë element të arbërishtes. Fakti i shkrimit të veprave letrare me variantin e gegnishtes, ndonëse të përpunuar, në nivelin e gegnishtes letrare bashkëkohore, e cila formulon dy tipare:

Lexo edhe :  Kryeministri Rama uron 1 Majin me pamje nga Thethi/ Suksese njerëzve të punës!

– Ndërlidhjen e letërsisë me traditën e shqipes, “Meshari” i Gjon Buzukut.

– Shkalla e përpunimit të gjuhës, në dëshminë e teksteve, me kahje moderne.

Shkrimi letrar në variantin e gegnishtes, vijon të mbetet nyja gordiane e teksteve letrare të Camajt. Qasja ndaj lavrimit të gegnishtes, është lënë në heshtje, me gjasë, është nënkuptuar si çështje e qartë, e cila nuk ka nevojë për thellim argumentesh. Faktologjia e shkrimit në gegnisht, është tregues i shenjave unike që bart krijimtaria letrare. Hapësira tekstologjike, botimi i veprës letrare dhe gjuhësore, është përgjigjja më e mirë, ndaj përpjekjeve për ta lënë në hije. Shkrimi i teksteve në gegnishte, ku merr vlerë dekodimi i faktit gjuhësor dhe letrar. Shtrimi dhe zgjidhja e problemit thelbësor, të poetikës së Camajt, mishëruar në poezi, prozë dhe dramatikë, nuk ka gjasa të tejkalohet. Në mesin e shtysave që e detyruan të lëvronte gegnishten, ta ngrinte në zenitin e ligjërimit bashkëkohor, kërkohen te gjurmët personale, si dhe të konteksteve jetësore dhe rrethanat e shkrimit të gjuhës dhe letërsisë në bashkëkohësi. Me gjithë atmosferën e shumëfishtë, dy shkaqe, shihen si më kryesoret:

E para: Mundësia e ngallicave siprane, që e nxitën Camajn, për të vijuar lavrimin e gegnishtes, është një ndjesi e brendshme, e thellë, që lidhet me ligjërimin bisedor me të cilin u rrit. Kur autori la atdheun, e vetmja “pasuri” e patundshme, që mori me vete ishte gegnishtja. Në një kuptim të ngushtë, gegnishtja për Camajn, ishte djepi ku u përkundën dëshirat, aspiratat, andrra për një jetë ma të mirë e, sidomos, për liri kreative.

E dyta: Faktografia domethënëse, ku pjesa dërrmuese e teksteve, është ngjizur me gegnishten, në kuptimin logjik, është vijimi i kundërshtisë së Kongresit të Drejtshkrimit të vitit 1972, gjë që gegnishten e përvijon si “vorri” ku fle magjia e shkrimit. Camaj e dinte se çka ndodhte në Shqipëri, madje e ndiqte me shqetësim, sidomos rrëshqitjen e letërsisë në binarët e realizmit socialist, si dhe të përpjekjes sizifiane, të fitimtarëve të komunizmit, për të rrudhur praninë dhe rolin e gegnishtes, arbërishtes dhe të secilës ngjyresë të gjuhës shqipe. Kjo rrethanë, e përjashtimit absurd, e cila, megjithatë, vijon sot e gjithë ditën, krijoi ndarje sociolinguistike, si dhe përthau ligjërimin bisedor dhe letrar, si pasojë e trysnisë jashtëgjuhësore të ushtruar nëpër këto vite.

*Autor i librit Martin Camaj – shkrimtaria e tij, botuar në vitin 2010

Fitues i panairit te librit te atij viti, si libri më i mirë studimor

Të fundit

Crystal Palace turpëron Manchester United në “Selhurst Park”, Ten Hag drejt shkarkimit

Manchester United turpërohet nga Crystal Palace në javën e 36-të të Premier League-s. “Djajtë e Kuq”, të cilët udhëtonin...

Napoli humbet “rrugën” e fitores, Udinese merr një pikë të artë në fundin e sfidës

Napoli nuk di më si të fitojë. Në ndeshjen që mbylli javën e 35-të të Serisë A, skuadra e drejtuar nga Calzona nuk shkoi...

Flet fqinji i babit të Alma Arrazit: I kishte kërkuar ndihmë të atit pak ditë më parë

Azem Bushati babai i Alma Arrazit, 39-vjeçares e cila u vetëmbyt në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, banon...

“Vajza e brishtë e martuar me të fortin e lagjes”, gazetari i njohur zbulon detajet

Gazetari Ferdinant Xhaferri ka treguar në një emision televiziv shkaqet e mundshme të ngjarjes tragjike të ndodhur tre ditë më parë në Shkodër, ku...

Tragjedia në lumin Buna/ Reagon Fevziu: Fëmijës nuk ka të drejtë t’ja marrë jetën askush

Qyteti mikpritës e bujar i Shkodrës u zgjua nën kujën e lotëve, ku një nënë e re i dha fund jetës së saj dhe...

Lajme të tjera

Web TV