Meta “shfrenohet” me premtimet elektorale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka premtuar ndër të tjera se me ardhjen në pushtet do të dyfishojë pagat dhe pensionet. Çfarë ndodh me premtimet në opozitë dhe braktisja e tyre në pushtet.

Partitë politike që duan të vijnë në pushtet, të parin premtim që bëjnë është rritja e rrogës dhe e pensioneve, ose në raste ekstreme kur dështimi ndihet premtojnë edhe dyfishimin e tyre. Prej disa ditësh edhe kreu I PL-së Iloir Meta ka nisur një tur takimesh me strukturat dhe herë pas here jep premtime elektorale duke premtuar investime, ndershmëri, luftë kundër korrupsionit, apo edhe dyfishim të pagave dhe pensioneve. Vetëm para disa kohësh është lancuar se do të rriten pagat për spicialistët në administratë. Kjo rritje afër vitit zgjedhor është një miklim i qeverisë për të fituar sërish zgjedhjet, e cila pretendon për një mandat të katërt. Vite më parë, premtohej ujë dhe drita 24 orë, edhe pse nuk kemi ujë në 24 orë, por tashmë ndjeshmëria e cila lidhet më shumë me anën ekonomike, politika ushqen atë që do zgjedhësi. Edhe Ilir Meta ka shpalosur programin qeverisës duke premtuar rritjen e pagave dhe të pensioneve. Ai premtoi se rritja ekonomike do jetë prioriteti kryesor. “Që në mandatin e parë qeverisës të dyfishojmë pagat e punonjësve për të arritur mbi nivelin e mesatares së rajonit. Të dyfishojmë pagat e mësuesve, mjekëve, infermierëve. Të dyfishojmë pensionet”, tha Meta. Edhe kur vjen puna te bujqësia, që është një prej 5 prioriteteve të Partisë së Lirisë, Presidenti i kësaj force politike premtoi mbështetje për çdo bujk dhe blegtor. “Për çdo litër qumësht prodhim vendas të dorëzuar në pikat e autorizuara do të paguhen 10 lekë të rinj, subvencion edhe për fermat e derrav edhe viçave”, shtoi ai. Mbledhjen e parë të Komitetit Drejtues Kombëtar, Meta e shfrytëzoi për të folur dhe për nepotizmit ku tha se brenda partisë tashmë kjo çështje është zgjidhur. “Do ta çrrënjosim për 24 orë nepotizmin nga administrata shtetërore”, shtoi Meta. Vend për kritika pati edhe për sistemin e drejtësisë, të cilin e konsideron të kapur nga Edi Rama. “Drejtësinë e ka kapur për fyti Edi Rama. Ku është qytetari që na dëgjon dhe ramaforma e premtuar. Me hartën e re gjyqësore që premtuan këta i lanë qytetet pa gjykata, edhe Shkodrën e kanë kthyer në një kryefshat të veriut”, përfundoi Meta në fjalën e tij. Presidenti i Partisë së Lirisë premtoi gjithashtu se nëse Shqipëria do qeveriset prej tij nuk do ketë më tendera sekretë.

Lexo edhe :  VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët

 

Të fundit

Veliaj vizitë në Tokio, do përfaqësoj presidencën e B-40, takime me kryetaren e bashkisë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj nis sot një vizitë të shkurtër në Tokio të Japonisë, ku do...

Priten të tjera arrestime “VIP”, ja goditja e madhe që do të bëhet nga SPAK

Profesori i njohur, Ervin Karamuço ka treguar detaje të forta lidhur me megaoperacinonin e djeshëm të SPAK për personazhe të njohura të botës së...

8 konservat më të mira për humbjen e peshës

Kur bëhet fjalë për të humbur peshë, zgjedhjet e duhura ushqimore janë thelbësore. Ushqimet e konservuara mund të jenë një opsion i shkëlqyer për...

Operacioni i SPAK/ Arrestohet Naim Stafuka

Vijon operacioni i SPAK në disa qytete të vendit pas lëshimit të 50 urdhër-arresteve për kapjen e "kokave" të krimit. Mes urdhër-arresteve të firmosura nga...

Vula e PD/ Basha apo Berisha? Ja gjyqtarët që kanë në dorë fatin e demokratëve

Gjykata e Apelit në Tiranë është vënë dje në lëvizje, ndërsa ka caktuar datën 11 qershor si datën kur do të rinisë sërish gjykimin...

Lajme të tjera

Web TV