Zbulohen detaje nga ditari i Michael Jackson/”Dikush po përpiqet të më vrasë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Michael Jackson kishte frikë se dikush po përpiqej ta vriste para vdekjes së tij, sipas fjalëve që ai shkruajti  në ditarin e tij, shkruan

Ylli i muzikës, i cili vdiq në qershor 2009, besonte se “njerëzit e këqij” donin ta “shkatërronin atë” me qëllim që të merrnin katalogun e tij muzikor, sipas atyre që ai i shkruajti. Mendimet shqetësuese të shënuara në ditar tregojnë se këngëtari  ishte bërë paranojak se do ta vrisnin, vetëm disa muaj para vdekjes së tij.

Ai shkruajti: “Kam frikë se dikush po përpiqet të më vrasë”

Njerëzit e këqij janë kudo. Ata duan të më shkatërrojnë dhe të marrin kompaninë time botuese. Sistemi dëshiron të më vrasë për katalogun tim … Unë  nuk do ta shes . ”

Pjesë të tjera të ditarit tregojnë se si Michael, 50 vjeç, shpresonte të bëhej yll kinematografie si dhe të luante koncerte në Las Vegas, raporton abcnews.al Sipas ditarit, Jackson shpresonte të fitonte 20 milion dollarë në  javë, të realizonte një marrëveshje me markën e atletikës “Nike” dhe me filmat e Hollywood-it. Revista tregon gjithashtu se si këngëtari po përpiqej të merrte përsëri kontrollin mbi pasuritë e tij, sepse mendonte se menaxherët dhe këshilltarët e tij po përfitonin.

Jackson ksishte dyshime për menaxherin e tij në atë kohë. Mjeku i tij, Dr. Conrad Murray, i cili i dha qetësuesit që e vranë, është përmenduar gjithashtu në shkrimet e tij.  Dr. Murray paguhej 100,000 dollarë në muaj nga Jackson, shkruan abcnews.al

Ata që e rrethuan përfituan nga pafuqia e tij. Ditari shtron pyetje në lidhje me marrëdhënien e këngëtarit me  fëmijët.Kohë më parë qarkulloi një video ku Jackson dhe dy djem po luanin lojëra të çuditshme në dhomën e gjumit të tij. Howard pranon se ishte i shqetësuar nga videoja, duke thënë: “Skena ishte shqetësuese dhe bezdisëse … niveli i gjuhës së urryer dhe abuzimit të simuluar nuk mund të kalonte pa u vënë re.  Ai shkruajti për turneun e fundit dhe dëshirën për të bërë filma,

Lexo edhe :  E trishtë/ Këngëtari i njohur gjendet pa shenja jete në banesën e tij

Howard dokumenton se si, në nëntor 2003, oficerët e “Sherifit të Qarkut Santa Barbara” sulmuan shtëpinë e yllit në Neverland pas akuzave se ai kishte abuzuar me fëmijët. Ata konfiskuan kompjuterë, fotografi, videokaseta të fshehta, revista pornografike dhe ilaçe.

Ai thotë: “Një mori librash përmbajnë foto të fëmijëve dhe të rriturve në faza të ndryshme zhveshjeje. Autoritetet besuan se materiale të tilla mund të jenë përdorur nga Michael kundër fëmijëve.” Policia gjithashtu raportohet se gjeti një qese me veshjet e fëmijëve.

Jackson doli i pastër ndaj akuzave për fëmijët në 2005, por vitin e kaluar, dy viktima të pretenduara, Wade Robson dhe James Safechuck, kanë hedhur pretendimet se janë abuzuar  për vite nga këngëtari.

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Braçe: ‘Tërbimi’ im është për mbrojtjen e bujqësisë, jo për pozita politike

Kritikat e forta që deputeti socialist Erion Braçe shprehu dje në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave kanë ngjallur reagime të...

U bë i famshëm duke ngrënë sasi të mëdha ushqimi, vdes TikTok-eri 24-vjeçar

Efekan Kultur, i cili u bë i famshëm në rrjetin social TikTok në Turqi por edhe në mbarë botën, për sasitë e tepërta të...

Publikohet lista e 20 qyteteve më të ndotura të botës gjatë vitit 2024

Të gjitha përveç njërit nga 20 qytetet më të ndotura të botës vitin e kaluar ndodhen në Azi, sipas një studimi të ri. Shumica e...

Muaji i Ramazanit, katër këshilla për t’ju ndihmuar të ushqeheni mirë

Ramazani është një nga muajt më të rëndësishëm të vitit për besimtarët myslimanë. Shumica e muslimanëve do të agjërojnë gjatë orëve të dritës dhe...

Ulje temperaturash dhe reshje bore/Meteorologia zbulon si do jetë moti pas ditës së verës

Dita e sotme ka nisur me reshje të pakta, por në mbrëmje priten rrebeshe kryesisht në veri dhe në qendër. Parashikimi i motit u dha...

Lajme të tjera

Web TV