Barcelona konfirmon dëmtimin e Griezmann-it francezi mbyll sezonin në Spanjë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Barcelona ka konfirmuar që Antuan Griezmann ka pësuar një dëmtim muskulor dhe mund të mungojë në pjesën e mbetur të edicionit në La Liga. Futbolli i përfaqësueses franceze, kampion në fuqi i botës, sipas të gjitha gjasave, do të mungojë në dy ndeshjet e fundit të këtij edicioni. 29-vjeçari e filloi si titullar takimin e djeshëm ndaj Vajadolidit, por u desh ta linte fushën e lojës për shkak të një dëmtimi.

Trajneri i Barcelonës, Kike Setien, e konfirmoi pas ndeshjes të shtunën se francezi u zëvendësua për shkak se kishte ndjerë dhimbje, ndërsa konfirmimi erdhi nga klubi të dielën. “Testet këtë mëngjes treguan se lojtari i ekipit të parë, Antuan Griezmann ka një dëmtim muskulor”, – ka njoftuar klubi katalan në një komunikim të shkurtër për mediat mbi këtë çështje.

Barcelona e mposhti Vajadolidin në takimin e vlefshëm për javën e 36-të të kampionatit spanjoll të futbollit, për të vazhduar ndjekjen e Real Madridit në krye të tabelës, dy javë para fundit të sezonit. Një gol i Arturo Vidalit në minutën e 15-të i mjaftoi katalanëve për fitoren 1-0 në shtëpi. Në 36 ndeshje deri tani, Barcelona ka grumbulluar 79 pikë, një më pak se Reali që kryeson, por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Të fundit

Ishte më i votuari në Primare, Nallbati: S’e bëj dot servilin me Berishën

Deputeti i Partisë Demokratike, Bledjon Nallbati, ka folur mbi raportin e tij me kreun e PD-së, Sali Berisha, gjatë...

Para ose pas zgjedhjeve, në fund prapë do shkojmë për Pazar!

Nga Ben Andoni Nuk ka vit më strapacues për shqiptarët e zakonshëm sesa kur mbahen zgjedhjet e përgjithshme, ashtu si njësoj pothuaj ngjet edhe me...

Jozi bën deklaratën e fortë, Loredana ia kthen: Do thosha burrë por ti…

Që prej ditës që Jozi është rikthyer në shtëpinë e Big Brother VIP me anë të zgjedhjes së Gjestit nga zarfi i valixhes së...

Prej katër javësh në spital, Papa Françesku në gjendje të qëndrueshme

Papa Françesku është nën kujdesin e mjekëve dhe po pushon sipas Vatikanit. Gjendja e tij është e qëndrueshme dhe ndodhet i shtruar në spitalin...

Gjykata e Lartë shtyn vendimin mbi rekursin e Veliajt dhe Xoxës

Gjykata e Lartë ka vendosur të shtyjë shqyrtimin e rekursit të paraqitur nga Arbër Veliaj dhe Ajola Xoxa, të cilët kundërshtojnë kontrollet e kryera...

Lajme të tjera

Web TV