Erion Braçe tregon një arsye më shumë për të vizituar Divjakën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përmes një postimi në rrjetet sociale, zv/kryeministri Erion Braçe ka zbuluar se ka një arsye plus se pse duhet të vizitohet Divjaka.

Braçe ka publikuar foto ku tregon frut pasionin, i cili tani prodhohet edhe në Divjakë. “Dy bujq të mirë dhe eksperimentues e prodhuan për herë të parë tani në serë. E provuan, ju ka dalë super produkt”, shkruan zv/kryeministri.

Postimi i plotë i Erion Braçes:

#Ediell #NëDivjakë Përsëri? Poooo përsëri!

Ja dhe arsye më shumë; tani frutin e pasionit mund ta konsumoni edhe si prodhim të #Divjakës, jo thjesht produkt frigoriferesh në supermarket apo frigoriferësh në restorante! Dy bujq të mirë dhe eksperimentues e prodhuar për herë të parë tani në serë;

E provuan, ju ka dalë super produkt! Tani do fillojnë të prodhojnë edhe më shumë duke e kthyer në kulturë tonën!

Pra, veç ç’kemi thënë e ju keni parë, tani arsyeja plus është edhe ky frut i ri që i shtohet gamës së gjerë të produkteve bujqësore, frutave të #Divjakës. Shkoni e kërkojani Ruvit!

#NëDivjakë #EDiell #Pushim #ArsyePlus #Pasion #FrutiiPasionit #ProdhuarnëDivjakë./Bl.Ba.Fjala.al

Të fundit

Turizmi, net-qëndrimet e të huajve në hotele u rritën me 32%, kryesuan italianët

Pavarësisht lëkundjes së lehtë që shënoi lëvizja e shtetasve në muajin e tretë të vitit, të dhënat e hoteleve...

Gjikondi: Berisha po shkon si “çeço” në SPAK, jo më si kaposh në ballkon

Pas zvarritjeve disamujore, dosja “Partizani” këtë të hënë kaloi për gjykim dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Juristja...

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuar se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy kutive të votimit që...

“Rruga për në burg ka nisur”/ Avokati paralajmëron fatin e Berishës

Për herë të parë në gjykatën e posaçme do të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një ish-kryeministri për akuzën e korrupsionit. Gjykata e Posaçme vendosi...

Fitoi mandatin e deputetit/ Erald Kapri: Vota e Diasporës cenoi fshehtësinë e votës

Erald Kapri do të jetë për herë të parë në Parlament dhe mandatin e mori duke garuar me Partinë Mundësia, që arriti të marrë...

Lajme të tjera

Web TV