VIDEO/ Donald Trump shfaqet për herë të parë me maskë që nga fillimi i pandemisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është shfaqur për herë të parë në publik që nga fillimi i pandemisë me maskë në fytyrë.

Trump kishte vendosur një maskë ngjyrë blu të errët me një vulë me ngjyrë ari të presidencës në një fund, gjatë vizitës për në spitalin ushtarak Walter Reed në Uashington,  ku ai është takuar me ushtarë të plagosur dhe personelin shëndetësor.

Presidenti Trump tha për mediat se kurrë nuk ka qenë kundër tyre.

“Nuk kam qenë kurrë kundër vendosjes së maskës, por mendoj se kanë vendin dhe kohën e duhur kur duhen përdorur. Mendoj se kur je në një spital dhe kur duhet t’u flasësh shumë njerëzve, të cilët sapo mund të kenë dalë nga salla e operacionit, është mirë të mbahet maska”, tha Presidenti amerikan.

Kur Qendra Amerikane për Parandalimin e Sëmundjeve nisi të rekomandonte njerëzit në prill për mbajtjen e maskave në publik për ndalimin e përhapjes së Covid-19, Trump u tha gazetarëve se vetë nuk do ta ndiqte këtë këshillë.

“Nuk mendoj se do të mbaj maskë. Të takosh me maskë presidentë, kryeministra, diktatorë, mbretër dhe mbretëresha, nuk më duket normale”, deklaronte Trump.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Ndërtim pa leje në Voskopojë, arrestohet 63-vjeçari

Policia e Korçës ka arrestuar shtetasin I. K., 63 vjeç, administrator i një subjekti privat. Ky shtetas dyshohet se...

Trump letër Bashkimit Europian: Tarifa doganore prej 30% duke filluar nga 1 gushti

Pas tarifave doganore të reja ndaj Kanadasë, tani është radha e Bashkimit Evropian. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i dërgoi një letër Brukselit që përmbante tarifat...

Fyerje në baza fetare dhe tallje me Zonjën e Parë, Turqia nis hetim ndaj Spotify

Një ditë tjetër, një tjetër hetim në Turqi — këtë herë duke synuar Spotify, i cili është nën shqyrtim për dyshime për “fyerje të...

Ankthi klimatik më detyroi të lija profesionin si pilot. Por e dua fluturimin

Nga George Hibberd E dua fluturimin. Kam dashur të bëhem pilot që në fëmijëri. U rrita në Chichester, West Sussex, nën një korridor ajror që...

Azem, ti nuk je gjallë!

Edvin Kulluri Në dhjetor të 1990, një grup studentësh që mendonin se kishte ardhur koha që edhe Shqipëria të hidhte tej me përbuzje diktaturën komuniste,...

Lajme të tjera

Web TV