Në shërbim të pacientëve të infektuar, dy mjekët në Kolonjë rezultojnë pozitiv

Numri i të infektuarve ka pësuar rritje edhe në qarkun e Korçës ku 10 rastet e konfirmuara në 24 orët e fundit janë të ndara në tre bashki të ndryshme .

Bëhet fjalë për 2 raste të konfirmuara në bashkinë e Kolonjës dhe të infektuarit rezultojnë të jenë staf mjeksor të cilët u kanë shërbyer më parë rasteve të tjera pozitive me COVID-19.

Mjekët kanë qenë të izoluar përgjatë këtyre ditëve ndërsa vetëm pasditen e djeshme rezultatet kanë dalë pozitive për të dy, duke e çuar tashmë qytetin e Ersekës me 4 raste aktive.

Burimet bëjnë të ditur se gjendja e tyre është e stabilizuar dhe momentalisht ndodhen në banesat e tyre.

Përsa i përket bashkisë së Korçës e cila ditën e sotme ka rezultuar me 7 persona të infektuar nga COVID19, burime nga DSHP, bëjnë të ditur se përveç kontakteve të afërta ka edhe vatra të reja, midis tyre edhe grupmosha të reja.

Mësohet gjithashtu se 1 prej rasteve është nisur drejt kryeqytetit.

Ndërkohë edhe bashkia e Pogradecit e cila paraqitet me 1 rast bëhet e ditur se është kontakt i afërt me rastet e fundit në qytet.

Rastet e njëpasnjëshme në qark ka bërë që numri në total të shkojë në 62. /Ra.My. Fjala.al/