Austria sapo na futi në listën e kuqe, pezullohen fluturimet nga data 16-31 korrik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Austria ka pezulluar fluturimet nga Shqipëria nga data 16 deri në 31 korrik. Bëhet me dije se shkak është rritja e numrit të rasteve të reja ditore në vendin tonë.

Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada shqiptare në Vjenë e cila ka njoftuar se me vendosjen e rregullave të reja nga Ministria austriake e Shëndetësisë për ndalimin e fluturimeve drejt Austrisë është zgjeruar me 10 vende të reja dhe numri total i shteteve që nuk lejohen ka shkuar në 18.

Njoftimi i plotë:

Njoftojmë se, Austria do tё pezullojё fluturimet nga Shqipëria nga data 16 korrik deri nё datёn 31 korrik 2020!

Ministri i Shëndetësisë, z. Rudolf Anschober, ka firmosur rregulla të reja, sipas së cilave lista e ndalimit tё fluturimeve drejt Austrisё zgjerohet me 10 vende tё reja, duke e çuar nё total numrin e ndalimeve nё 18. Nё listёn e ndalimit tё fluturimeve do tё pёrfshihen vendet e Ballkanit Perëndimor, Rumania, Bullgaria dhe Moldavia.

Bёjmё thirrje tё gjithё shtetasve shqiptarё me leje qëndrimi nё Austri dhe tё gjithё tё interesuarve tё marrin masa tё menjёhershme pёr tё shmangur bllokimin e tyre!

/Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Fshati zviceran “kopjon” Venecian/Vendos tarifë për vizitorët për shkak të turizmit masiv

Ndërsa Venecia vendosi një tarifë prej 5 eurosh për turistët që kërkojnë të shohin qytetin, një fshat i njohur...

Marrëveshja për pensionet me Italinë: Si bëhet llogaritja e kontributeve

Ratifikimi i marrëveshjes së rëndësishme për pensionet me shtetit italian ishte tema e ditës në emisionin televiziv. Deputetja socialiste, Milva Ekonomi, tha se kjo nismë...

Mbyllet protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, kur do zhvillohet tubimi i radhës

Është mbyllur protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës,Ka zgjatur rreth 90 minuta protesta e opozitës dhe e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit para...

Mbuloi stemën e LGBTQ dhe nuk bëri foto me skuadrën, lojtari nga Mali rrezikon dënim

Java e fundit e Ligue 1 në Francë duhej të ishte kthyer në një festë për Monaco që triumfoi në shtëpi 4-0 ndaj Nantes...

“Na lironi”! Gjykata rrëzon Berishën dhe dhëndrin: Keni thyer arrestin!

Gjykata e posaçme ka rrëzuar Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin për masë më të butë sigurie. Ata kishin kërkuar që të hetoheshin me masë...

Lajme të tjera

Web TV