Dëshiron të kalojë te Barcelona, Martinez mund “të shuajë” ëndrrën e Neymar

Neymar është i vendosur që të kthehet te skuadra e Barcelonës këtë verë. Sulmuesi brazilian ka më pak se dy vite në kontratën e tij me kampionët e Francës dhe dëshiron të kthehet te Barça këtë verë.

Për këtë arsye ai vazhdon të refuzojë ofertat e Paris Saint-Germani për rinovimin e kontratës raporton Mundo Deportivo.

Megjithatë problemi kryesor është se katalanasit po i japin përparësi blerjes së Lautaro Martinez nga Inter dhe nuk kanë para për të blerë edhe Neymar-in.

Barça  ishte e gatshme të këmbente disa prej lojtarëve të ekipit për ish-yllin e saj, duke e ditur se PSG pëlqen disa prej emrave të spanjollëve.

Lojtarë si Ousmane Dembele, Samuel Umtiti, Philippe Coutinho dhe Ivan Rakitic dëshirohen shumë nga francezët.ka.ta/Fjala.al/