VOA: Shmangia e koalicioneve do t’i shkonte më për shtat Partisë Socialiste

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Shqipëri Këshilli i Legjislacionit në Parlamentin shqiptar miratoi sot ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë listave të hapura dhe heqin mundësinë e organizimit të forcave politike në koalicione parazgjedhore. Përfaqësuesit e palëve në Këshill, ranë dakort dhe për rishikimin e pragut të lejueshëm për garantimin e një mandate deputeti, por që do të parashikohet në Kodin zgjedhor. Ndryshimi, i cili pritet t’i nënshtrohet votës së palamentit në fund të muajit, është kundërshtuar me forcë nga opozita jashtë parlamentare e cila e ka cilësuar një shkelje të marrëveshjes së arritur me Partinë Socialiste, më 5 qershor, falë ndërhyrjes së përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar në Tiranë.

Deputetët e shumicës dhe ata të opozitës parlamentare, ranë sot dakort për formulimin e ndryshimit të dy neneve të Kushtetutës që lejon modifikimin e dy elementëve të sistemit aktual zgjedhor, duke zëvendësuar listat e mbyllura me ato të hapura dhe duke shmangur koalicionet parazgjedhore.

Ndërhyrja e parë prek Nenin 64 të Kushtetutës duke e ndryshuar atë në tërësi, ndërsa saktëson se deputetët zgjidhen “sipas një sistemi zgjedhjesh proporcional me konkurim rajonal dhe prag kombëtar”. Në këtë formulim bie në sy përdorimi i termit “konkurim rajonal”, i cili mbetet i paqartë përsa kohë koncepti i rajonit, nuk ekziston si i tillë në ndarjen administrative, ku parashikohen qarqet dhe bashkitë.

Duke qenë se listat e hapura krijojnë problem për përfaqësimin gjinor, atëherë është parashikuar vendosja e një dyshemeje prej dy të tretash për votën parapëlqyese. Mbetet për t’u parë se cili mekanizëm do të shërbejë për ta vënë atë në zbatim në kodin zgjedhor, dhe sa do e komplikojë procesin e votimit dhe të numërimit.

Sa i përket pragut kombëtar, niveli i tij, do të përcaktohet në kodin zgjedhor. Palët kanë rënë dakort që pragu “nuk duhet të jetë pengues për partitë e vogla, nuk duhet të frenojë dhe dekurajojë konkurencën politike, sikurse nuk duhet të nxisë fragmentimin e Parlamentit apo të dëmtojë stabilitetin e qeverisjes”.

Lexo edhe :  Lushnje, Balluku kërkon dorëheqjen urgjente të drejtorëve dhe administratorëve

Listat e hapura shmangin automatikisht koalicionet parazgjedhore, duke qenë se e bëjnë të pamundur teknikisht administrimin e procesit. Ndërsa në tekstin aktual të Kushtetutës, në Nenin 68 përcaktohet se “Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike, koalicionet zgjedhore të partive politike, si dhe nga zgjedhësit”, nocioni koalicion është hequr në riformulimin e këtij neni.

Në fakt, sistemi aktual favorizon koalicionet duke i dhënë më shumë vlerë votave të partive të vogla nën ombrellën e një partie të madhe. Dhe në konfigurimin aktual politik, shmangia e koalicioneve, duket se do t’i shkonte më për shtat Partisë socialiste. Ndryshimet ndërkaq, do të çojnë detyrimisht në rishikimin e Kodit zgjedhor në mjaft aspekte të tij.

Vendimi i shumicës për të mbështetur nismën e propozuar nga opozita parlamentare për listat e hapura është kundërshtuar me forcë nga opozita jashtë parlamentare. Edhe sot në një deklaratë të përbashkët të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj theksohet se “tentativa për prishjen e Dakordësisë së 5 Qershorit, të arritur me mbështetjen dhe ndërmjetësimin e plotë të partnerëve strategjikë SHBA – BE, është përgjegjësi VETEM e Edi Ramës”. Sipas deklaratës “çdo lojë e pisët për të ndryshuar në mënyrë të fshehtë dhe të njënashme Kushtetutën… kërcënon rëndë stabilitetin politik dhe shoqëror të vendit”. Opozita saktëson se “i qëndron plotësisht kthimit në ndryshime ligjore, pa asnjë ndryshim të Dakordësisë së 5 Qershorit, si baza minimale për krijimin e një klime normale për zgjedhjet në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama nga ana e tij është shprehur se marrëveshja e 5 qershorit nuk do të preket dhe se do të miratohet pas asnjë ndryshim në parlament, por sipas tij, parlamenti dhe deputetët, “nuk mund të ndalohen të shkojnë përtej asaj kornize“./VOA

Të fundit

Detyroi pilotët të bëjnë ulje emergjente, kush është i riu shqiptar që tmerroi udhëtarët

I riu në foto është 23-vjeçari shqiptar, Mario Nikprelaj i cili tashmë po përballet me drejtësinë amerikane pas një...

Babai harron në makinë foshnjen 15 muajshe, gjendet pa jetë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Namur të Belgjikës, ku një foshnjë 15-muajshe është gjetur pa jetë pasi kishte qëndruar për orë të tëra...

Shembjet në Theth/ Meta leksion Berishës nga burgu: Opozita duhet të ishte atje

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një intervistë ka folur për opozitën dhe shembjet e ndodhura në Theth. Në këtë mënyrë thotë, Meta,...

Mesazhet kërcënues ndaj Endri Shabanit/ Reagon partia e Lapajt: Refuzojmë gjuhën e dhunës

Një audio me mesazh kërcënues ndaj kryetarit të partisë “Nisma Thurje”, Endri Shabani ka qarkulluar në rrjet, ku mësohet se është dërguar në platformën...

Pushime makthi për pasagjerët e një krociere, 140 persona të helmuar

Një udhëtim njëjavor turistik me anije nga Los Angeles drejt Meksikës është kthyer në një makth për 140 persona në bord. Sipas raportimeve, 134...

Lajme të tjera

Web TV