E konfirmon Ministria e Shëndetësisë/ 4 viktima në 24 orë, mes tyre 21-vjeçarja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një deklaratë zyrtare për mediat, ministrja e Shëndetësisë konfirmoi se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 4 viktima si dhe 85 raste të reja me koronavirus.

Mes 4 viktimave, një vajzë 21 vjeçare, viktima më e re në moshë e regjistruar që nga shpërthimi I pandemisë deri më tani. Vajza kishte prej 7 ditësh me temperaturë, por vetëm mbrëmjen e djeshme ajo është paraqitur në spitalin Infektiv.

Autoritetet shëndetësore bën me dije se gjendja e vajzës u rëndua në mënyrë të menjëhershme pasi gjithashtu vuante dhe nga sindroma metabole (obeziteti).

Pacientët e tjerë që kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit janë një qytetare nga Kruja, 49-vjeçe e cila ishte e intubuar prej 11 ditësh, si dhe dy qytetarë 56-vjeç dhe 67-vjeç nga qyteti i Tiranës të cilët ishin të intubuar./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

U ofronte punë të pastrehëve e më pas i vriste, arrestohet 37-vjeçari

Drejtësia argjentinase ka nisur një hetim penal ndaj një burri të dyshuar për vrasjen dhe copëtimin e të paktën...

“Shpërthimi” i Shqipërisë online/ Vendi ynë kampion i kërkimeve për udhëtime në rajon

Në tre vitet e fundit, Shqipëria ka përjetuar një transformim të jashtëzakonshëm në perceptimin global si destinacion turistik. Nga një vend pak i njohur...

Surprizon Liverpool! Ofron 40 mln euro për ‘dështimin’ e Juventusit

Verën e kaluar Douglas Luiz u transferua për 51 milionë euro nga Aston Villa te Juventus, por rezultoi një dështim i vërtetë. Braziliani do...

Rreth 296 mijë individë të abonuar/ Sa paguajnë shqiptarët për të pasur internet?

Kur vjen çështja tek interneti, shumë shqiptarë zgjedhin të abonohen në kompani të cilat ofrojnë si shërbimin e internetit, ashtu edhe atë të televizorit...

AMA bashkëpunim me platformën X për përmbajtjet në gjuhën shqipe

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka njoftuar për një bashkëpunim të ri me një nga platformat më të mëdha online, platformën X. Kryetarja e AMA-s, Armela...

Lajme të tjera

Web TV