Koncert në kohë pandemie/Amfiteatri i Tiranës bën bashkë ikonat e muzikës shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrëmjen e sotme pritet të mbahet një koncert në Amfiteatrin e Tiranës duke bërë bashkë ikonat e muzikës shqiptare.

Do të performohen live këngët më të bukura nga vitet ’60 deri në fund të viteve ’90 kushtuar dashurisë nga emrat më të njohura të muzikës si Bashkim Alibali, Luan Zhegu, Irma Libohova,  dhe Liljana Kondakçiu.

Pak para koncertit, ata u pritën në një takim nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili u bëri thirrje qytetarëve të jenë të pranishëm, duke respektuar protokollet e sigurisë dhe distancën.

Jam shumë i lumtur që në darkë, pas një dite të lodhshme pune, do ta mbyllim tek Amfiteatri i Liqenit me Bashkim Alibalin e madh, me Luan Zhegun, me Irma Libohovën, me Liljana Kondakçiun, me këngët e gjeneratës së tyre dhe këngët e tyre, por edhe me këngë të vjetra të miksuara, që i dedikohen shumë artistëve të cilët, ose nuk janë më mes nesh, ose jetojnë jashtë vendit. Fatmirësisht, tek Amfiteatri kemi mundësi ta ruajmë distancën sociale, por edhe mund të shpërndahemi në të gjitha rrethinat përreth amfiteatrit për këngët e dashurisë, për këngën shqip, për atë që kemi më shumë nevojë në këto kohë. Patjetër, kemi nevojë për infrastrukturë në qytet, për investime, por kemi nevojë edhe për kulturë për shpirtin”, tha Veliaj.

Kujtojmë se mbrëmjen e 11 korrikut artistët Gena, Fatmira Breçani, Irini Qirjako, Valbona Mema, Kozma Dushi, Liri Rasha dhe Vaske Curri dhanë koncert në skenën e Amfitetarit. /Ra.My. Fjala.al/

Të fundit

11 maji, Martin Leka: PS merr 20 mandate në Tiranë, Veliaj nuk ka asnjë ndikim

Gazetari Martin Leka, duke komentuar rezultatin e sondazhit të ABC News, i kryer në bashkëpunim me Angi Ricerche, u...

Çfarë i ndodhi?/ Dhurata Çupi ndërpret fushatën elektorale 3 ditë para mbylljes

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, e cila kërkon një tjetër mandat për të përfaqësuar qytetarët e Tiranës në Kuvendin e Shqipërisë, ka ndërprerë...

Tarifat e Trump do të ulin prodhimin global me mbi 1.5 milion automjete

Tarifat e presidentit Donald Trump jo vetëm që po rrisin çmimet e mallrave të konsumit të përditshëm dhe makinave, por ato pritet gjithashtu të...

Gati dokumenti, BE do akuzojë formalisht Rusinë për përdorimin e armëve kimike

Këshilli i Bashkimit Evropian e ka përgatitur një rregullore të re për sanksionet, përmes së cilës do ta akuzojë për herë të parë formalisht...

Zgjedhjet e 11 majit, vijon shpërndarja e materialeve zgjedhore në masa të rrepta sigurie

Vijon shpërndarja e materialeve zgjedhore në të gjitha qarqet e Shqipërisë nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ). Shpërndarja ka nisur që prej ditës së sotme teksa...

Lajme të tjera

Web TV