Pandemia/ A kemi kite mjaftueshëm? Ja si përgjigjet Albana Fico

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërkohë që situata e COVID-19 në vendin tonë vazhdon të jetë shqetësuese, pyetjet që mund të shtrojë çdokush në këto momente është se a kemi numrin e duhur të testeve dhe mjekëve për ta përballuar.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fiço deklaron se për të gjitha rastet që duhen testuar, janë të gjitha mjetet e duhura si kitet në ISHP apo dhe epidemiologët në terren.

Fiço tha dhe se në terren ndodhen grupet e epidemiologëve të cilët të ndihmuar nga mjekët e famlijes po kryejnë hetimin epidemiologjik të rasteve.

”Kjo nuk është eksperienca e parë e një pandemie në Shqipëri. Unë mendoj se kemi arsye të themi që në terren kemi grupe të epidemiologëve, ndihmës epidemiologëve dhe shëndetit publik, gjithmonë të mbështetur nga mjekët e familjes për të kryer hetimin epidemiologjik. ISHP ka që në krye të epidemisë që vazhdon 24 orë në ditë, në 7 ditë të javës, të testojë të gjitha mostrat e sjella në laboratorin e virologjisë. Deri më tani, kemi rreth 90 mijë teste, kanë ardhur pajisje të reja. Ajo çka besoj që mbetet për të bërë, është që të punojmë dhe informacinin ta transmetojmë në mënyrën më të shpejtë. Për të gjitha ato rastet të cilat duhen testuar, padiskutim i kemi të gjitha mjetet, kitet në Instituin e Shëndetit Publik dhe epidemiologët në terren.” tha Albana Fico në “Ora News”./En.Br./Fjala.al

Të fundit

Donnarumma gjen ekip në Premier League

Gianluigi Donnarumma, aktualisht pjesë e Paris Saint-Germain, është shumë pranë një kalimi te Manchester City pas marrëveshjes personale që...

Rusi-Ukrainë: Shkëmbim i barabartë i 146 të burgosurve

Ministria Ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se një shkëmbim i të burgosurve të luftës është kryer me Ukrainën më 24 gusht, në të cilin...

Zjarr i fuqishëm në një gomisteri në Durrës, një pjesë e Shkozetit mbetet pa drita

Një zjarr i madh ka rënë pasditen e sotme në një gomisteri në zonën e Shkozetit, në Durrës. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje...

Interi i befason të gjithë, kontakton dy yjet e Bayern

Inter nuk është se ka qenë shumë aktiv këtë merkato, por zikaltrit janë duke punuar për të forcuar qendrën e mbrojtjes. "La Gazzetta dello...

Çfarë ndodhi sot në Lunxhëri? Makina shkrumbohet në mes të rrugës

Një automjet që po udhëtonte drejt Gjirokastrës është shkrumbuar plotësisht në mes të rrugës. Incidenti ndodhi rreth orës 16:00, në fshatin Dhoksat, njësia administrative Lunxhëri. “Menjëherë...

Lajme të tjera

Web TV