Ismail Kadare: Sulltani dhe koha, nuk ia ndryshuan emrin, i mbeti kisha e “Shën Sofisë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kthimi i “Shën Sofi-së” nga muze në xhami ka ngjallur reagime të forta në të gjithë botën.

Kjo për shkak të historisë së saj shumë shekullore dhe përfshirjes në çështje fetare.

“Shën Sofi” një ikonë arkitektonike e cila ka mbetur mes krishtërimit dhe islamit vazhdon të ngjallë diskutime të forta për vendimin i cili është marrë disa ditë më parë nga Gjykata e Lartë në Stamboll, i cili do ta kthejë atë nga muze në  xhami.

Më poshtë do t’ju sjellim një fragment të shkëputur nga libri “Epoka Kadare” .
Në këtë fragment përshkruhet me detaje vizita dhe ndjesia që autori ka patur gjatë vizitës në Stamboll dhe konkretisht në Kishën e Shën Sofisë.

KISHA E SHËN SOFISË

Në një vizitë pune në Stamboll mezi prisnim të vizitonim Kishën e Shën Sofisë, për të cilën kishim dëgjuar të flitej shumë. Ne dinim ato pak gjera nga historia. Se Kishën e kishte ndërtuar Kostandini i madh, apo Shën Kostandini nga Nishi ( njishi )i Ilirisë. Dhe se vendi kishte marrë emrin Kostandinopojë. Sulltan Murrati, në ofensivat e tij të pushtimit e kish sulmuar por se kishte shembur e djegur fare. E ktheu atë, gjysmën në kishë e gjysmën tjetër e bëri xhami, sulltani dhe koha, nuk ja ndryshoi emrin, i mbeti “ Kisha e “Shën Sofisë”. Nuk ndodhi si me diktaturën tonë, që i prishi fare të gjitha e i ktheu në depo minjsh. Tani, na ishte dhënë rasti i lumtur ta shihnim, madje gjeja e parë që të shkon ndërmend, sapo kujton Stambollin është vizita te Kisha e Shën Sofisë. Kur u futëm brenda për një moment harruam gjithçka, historinë dhe bëmat e Kostandinit të madh, luftrat dhe vitin kur ish ndërtuar dhe kur ishte transformuar. Madhështia e saj në hapsirë dhe brendi, në fiilim na mahniti. Nxituam të bëjmë shumë fotografi. Në çast si në ekran mu kujtua tregimi për Kishën e Shën Sofisë. Më erdhi vërtik në mendje dhe e pashë veten duke ecur së prapthi e duke kërkuar me sy andej këndej sikur kërkoja dikë. “ Tani Krishti dhe Shën Mëria dukeshin si prapa një hukatjeje në qelq. Spictarët gjithashtu kishin arritur të çonin letra gjer te Sulltani. Kur e lajmëruan të paraqitej e dinte çdo të ndodhte. Klithmat kaur, tradhëtar, bukëshkalë, i dëgjoi mospërfillës, si të thuheshin përpara një kufome. Kur erdhi radha të spjegohej, foli shkurt dhe qartë. Mënyra se si po e mbulonte ai pamjen që duhej mbuluar, ishte e vetmja. Përndryshe shpirtësia e krishterë, e ndryrë krejtësisht pas gëlqeres, do të ishte më e fuqishme. Ajo ishte atje, ai e ndjente prapa çdo guri, madje më thellë. S´duhej mbytur vazhdimisht, kurrësesi. Vetëm ashtu, gjysëm e lirë,siç e linte ai, do të dobësohej natyrshëm….Si përherë, i ra kryq e tërthor kishës. Një pjesë e shtyllave ishin me dy fe ndërkaq. Ana e majtë e kulmores gjithashtu. Trembëdhjetë prej dyzet dritareve lëkundeshin. Kisha tërhiqej ngadalë. Dukej sikur lëshonte pe, por mu midis sprapjes mësynte befasisht……Nganjëherë jepej pas hamendjeve për të ardhmen e saj. Çdo ti bënte vallë kjo frymë e re që po i futej: do ta plakte pa pritur, do ta rinonte, apo do ta bënte të pavdekshme?…” E çuditshme, si me çelës, më erdhën ndërmend faqet e tregimit “Kisha e Shën Sofisë”. Çpo sheh ashtu, çfar kërkon? -më pyeti shoqja pranë. – Të gjithë grumbull jemi nuk humbet këtu. –Jo, jo, i them nuk e kam aty, po mu kujtua një tregim i Kadaresë, ëhë e kemi lexuar edhe ne, eeeeeh, leri fantazitë Kadareane, se sdel dot prej tyre, po ta shijojmë këtë mrekulli.- Ti je besimtare pa le.- më shpotiti tjetra. Hajde të lutemi thuaj, po nga të kthehemi, -nga të duash ngacmoi tjetra, ne, i festojmë të gjitha festat fetare, për ne shqiptarët sështë problem fare, hë më thuaj sa herë shkojmë në kishën e Shën Na Ndoi, atjet plot me të gjitha llojet e besimtarëve është vendi, bile shumica myslimanë. Dhe vërtet ne ashtu bëmë, u lutëm edhe duke bërë kryqin me kokën ulur, kur na dilnin ikonat, dhe nga pjesa e heroglifeve myslymane me dy pëllëmbete hapura përpara dhe kokën lart nga qielli. -Kadare është ateist besoj. Thot njëra nga ne. – Mbase në Zot…., megjithëse thot diku se “ Jam i pa Zot, e i pa Mbret”. Po ne disa tregime e përdor shprehjen, “ O Zot”. -Po Helena? Pyet tjetra. Ahaa Helena po, është besimtare. Po, po me kujtohet shume mire që ka një fragment kryevepër tek libri saj “ Kohë e Pamjaftueshme”, kur Kadare në një poezi kushtuar asaj vetë, i thotë. “Ngrehu ime Zonjë, se mesha ka filluar! Përpara se të shkonin në meshë në Katedralen “ Notre Dame”të Parisit… E sheh pra, dhe fakti që ne po e kujtojmë këtu tha Ela, tregon se Zoti është me ta. – Duke vazhduar bisedën, ne ishim të mendimit, se mëson aq shumë nga librat e tij, sa nuk i ke mësuar gjithë jetën nga asnjë shkollë. Duke biseduar për kishën dhe xhaminë e Shën Sofisë. Dikush na e bën me shënjë, ejjj, hajdeni pak këtu, kujt i dhemb koka ( ishte dhjetor, dhe ishte shume ftohtë, nga cigma e hidhur u ankuam nga dhimbjet e kokës të gjithë), vereni tek kjo shtylla këtu. Kur sapo filluam të vemë kokën njëri pas tjetrit sërisht mu kujtua…dhe u tërhoqa si e trembur. ” Arkitekti vejevinte midis altarit dhe vendit të lutjes së perandorit. Nën shakullimën e erës, shtyllat ngjanin edhe më të heshtura. E treta, e katërta, e shtata, shtylla që djersitte, ajo që thoshin se ja hiqte dhimbjen e kryes perandorit kur mbështetëtte ballin në të, e dymbëdhjeta, me një të fshehtë në pjesën e sipërme të saj, e katërmbëdhjeta , ku besohej se ishte strehuar pendimi i një zonje të lartë, pastaj tjetra, dhe tjetra përbri dhe e fundit gjithë pezm…E Njoh mirë këtë racë mbretërish. Gjatë nëntëqind viteve që jam këtu, me dhjetra perandorë të Bizantit kanë mbështetur ballin mu ashtu si mbreti turk, duke kujtuar se çliroheshin nga dhimbja e kokës. Në të vërtetë, më shumë se nga kokëdhimja lehtësoheshin nga …ankthet e tyre…filizi fillestar i krimit, tmerri i zbrazëtisë, dhe vetëtima e braktisur së vjeshtës së vonë, e parë në ëndër bashkë me brilantet e krimbur të kurorës. …dejtë u çaheshin nga gufmimi i helmit, dhe kapeshin pas meje përherë e më fort, si i mbyturi pas litarit, duke shpresuar të pamundurën.” Kur ne dalim nga vizita e Kishës së Shën Sofisë në Stamboll, një nga kuriozitetet më të mëdha të botës, jemi krenarë dhe të hutuar, sdimë nëse duhet të mburremi apo …fakti jemi të hutuar dhe të dyzuar, është se mburren të tjerrë e të tjera mbretëri për të. Ne vetëm sa kërkojmë gjurmët tona të identitetit, por i gëzojnë gjithmonë dhe mburen të tjerrë. S´kemi çtë bëjmë, të gjitha këto ndodhin në “ Epokën KADARE!”

Lexo edhe :  PL kundër pr/ligjit që lejon surrogacinë/ Meta: S’do lejojmë të kthehemi në fermë uterusi

Fragment, nga libri “Epoka Kadare”-N.Buzo    /Ra.My. Fjala.al/

Të fundit

Kallëzimi për ndërhyrjen në serverat e PL-së/ Meta paraqitet në Prokurorinë e Tiranës

Ilir Meta paraqitet në Prokurorinë e Tiranës. Bëhet me dije se ai është paraqitur për të dhënë sqarime në...

Tensione që në nisje, protestuesit hedhin molotov para bashkisë së Tiranës

Përsëriten skenat e dhunës në protestën para bashkisë së Tiranës. Sende të forta bombola Molotov janë hedhur në drejtim të bashkisë menjëherë sapo nisi protesta.

E fundit që takoi Almën dhe 3 fëmijët e mitur, paraqitet në Prokurori Valentina Arrazi

Është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Shkodrës Valentina Arrazi, kunata e Alma Arrazit ,e cila u mbyt në lumin Buna së bashku...

Prokurori i Përgjithshëm raporton para Komisionit të Ligjeve: Bilanci për 2023

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela po raporton për kriminalitetin për vitin 2023 në Komisionin e Ligjeve. Në kuadër të hetimeve janë përgjuar 2675 telefona...

Shqiptarët pronarët e dytë më të mëdhenj të shtëpive në Europë

Shqiptarët rezultojnë që janë populli i dytë në Europë, pas maqedonasve për pronësinë e një apartamenti. Sipas të dhënave të Eurostat, të publikuara nga Euronews...

Lajme të tjera

Web TV