Listat e hapura/Murrizi sqaron: Çfarë arritëm në dy takimet me Ramën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i opozitës parlamentare Myslim Murrizi është shprehur për lista të hapura në zgjedhje.

Murrizi gjatë fjalës së tij në emisionin “Real Story” nënvizoi faktin se propozimi i grupit demokrat ka qenë për lista të hapura kombëtar me një prag të pranueshëm kombëtar për çdo subjekt politik.

Në dy takimet e opozitës parlamentare me kryeministrin Edi Rama, sipas Murrizit, u arrit që të mos pengohet hapja totale e listave.

Fjala e plotë

Propozimi i grupit demokrat ka qenë lista të hapura kombëtar me një prag të pranueshëm kombëtar për çdo subjekt politik. Në bisedime dy herë me mazhorancën kemi arritur të mos pengojnë hapjen totale të listave, minimalja 2/3 duhet të jenë hapur, por maksimalja do të jetë në guximin e çdo partie politike.

Propozimi i mazhorancës ishte që 1/3 nga lart të ishte e mbyllur, por ne nuk ishim dakord dhe kërkuam që të vihet prag nga poshtë. Propozimi i grupit tim ishte kombëtare i hapur dhe më i pranueshëm te 3%. Kjo Kushtetutë nuk e ka votën e gjysmës së shqiptarëve. 23 vende të BE kanë këtë sistem që sot e kërkojnë shqiptarët.

Për mua i mirë fare do të ishte sistemi mazhoritar i pastër, ku të gjithë kandidatët të përballeshin drejtpërdrejt me balotazh dhe të zgjidheshin ato që donin shqiptarët. Por, mënyra si po shkohet te listat e hapura, absolutisht iu jap të drejtë atyre që nuk po e përkrahin, sepse nuk po e bëjnë ata. Këta e kanë hallin se nuk po e bëjnë këta, siç e bënë më 2008”

A i dhatë Ramës në dorë mundësinë që t’i hiqte mundësinë koalicionit opozitar të ishte bashkë?

Nuk është siç ndodhi më 2007. Më 2021 nuk do të ndodhë kjo, por ajo që votat horizontale do të përkthehen në vota vertikale të emrave. Në 3 zgjedhjet e fundit ka marrëveshje mes palëve, që ti merr ata të tutë, unë të mitë. Duhet të ndahen kush konkurron për drejtor, kush për deputet.

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV