OFL zbarkon në bregdet, i kërkon llogari vlonjatëve trafikantë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Operacioni ‘Forca e Ligjit’ ka zbritur sot në Vlorë. Mesohet se OFL iu ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 3 shtetasve.

Llogari i është kërkuar Real Osmanit, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë; dhe vëllezërit Elidon dhe Aleksandër Bojko, i pari i dënuar oër veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Grupi i strukturuar kriminal” dhe tjetri për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

NJOFTIMI I OFL
Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

R. O., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë;

E. B., banues në Vlorë, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”;

A. B., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Të fundit

Barcelona bën detyrën në transfertën e Almerias, Fermin Lopez shënon dopietë

Barcelona thuajse siguron vendin e dytë në La Liga, objektiv që i kanosej nga Girona. Në përmbyllje të raundit...

Jo më Vlora, po Shkodra: Lëvizja reale e tektonikës së politikës

Nga Ylli Pata Shkodra është një qark që prej vitesh ka ardhur avash avash duke ndryshuar sjelljen e saj si një bastion poliitik. Një ndryshim që...

Turizmi e konsumi mbajnë me rritje ekonominë shqiptare

Pritjet e Bankës së Shqipërisë për ecurinë e ekonomisë shqiptare mbeten pozitive, të ndikuara nga turizmi dhe konsumi në rritje i popullatës. Drejtori i...

Eksperti i marrëdhënieve zbulon 4 shenjat që tregojnë se një çift është drejt divorcit

Një ekspert i marrëdhënieve zbuloi katër shenjat treguese që paralajmërojnë një divorc në një martesë. Në fakt, ai i përshkruan si “më të zakonshme...

Heidit i jepet një mision sekret, ja çfarë duhet të bëjë ajo

Sherret mesa duket nuk janë aq të forta mes banorëve të mbetur në shtëpinë më të famshme në shtëpi. Prej spektaklit të së martës, në...

Lajme të tjera

Web TV