Që nga nisja ne sezonit turistik, qyteti bregdetar i Lezhës ka ‘vluar’ nga pushuesit vendas dhe të huaj, mirëpo moti i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi që ka ‘pushtuar’ rajonin gjatë ditës së djeshme dhe ditës së sotme ka detyruar pushuesit të largon.
Stuhi dhe reshje shiu të papritura, pas një periudhe të gjatë me temperatura shumë të larta kanë detyruar pushuesit të boshatisin plazhin e Shëngjinit, këtë fundjavë të parë të muajit gusht.
Çadrat dhe shezlonget janë mbyllur, beach bar-et dhe lokalet po ashtu, ndërsa deti është egërsuar dhe niveli i dallgëzim është i lartë.
Disa nga pushuesit që nuk janë larguar ende, po qëndrojnë në hotele dhe banesa por ka dhe prej atyre që janë larguar.