Protestoi për vrasjen e Breonna Taylor, arrestohet lojtari i NFL-s në Louisville

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ylli i Houston Texans, Kenny Stills , është arrestuar në Louisville, pasi ka protestuar për vdekjen e Breonna Taylor, një afrikano-amerikane 26 vjeçe, e cila u vra fatalisht në 13 mars në banesën e saj nga të shtënat e policisë.

Së bashku me Still u arrestuan edhe disa protestues të tjerë. Ky lajm është bërë publik nga vetë lojtari i National Football League përmes një postimi në Twitter.

“Unë jam arrestuar pasi protestova paqësisht, ndërsa vrasësit e Breonna Taylor vazhdojnë në rrugë”-shkroi Stills.

Lojtari tashmë po përballet me akuza për trazira dhe kanosje të një personi të përfshirë në procedurat ligjore, duke e bërë atë një vepër penale në Shtetet e Bashkuara.

Asnjë nga tre oficerët e policisë të përfshirë në vdekjen e Breonna Taylor nuk u arrestuan dhe vetëm njëri prej tyre u pushua nga puna.

Ky fakt ngjalli zemërimin e shumë personave që u ngritën në protesta të vazhdueshme për të kërkuar drejtësi për këtë Breonna-n.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Ceremonia mortore e Papës/ 8 persona përfundojnë në spital

Deri në orët e drekës, 82 persona janë ndihmuar nga personeli i urgjencës mjekësore gjatë funeralit të Papa Françeskut,...

Borxh dhe për ilaçe/ Farmacia, strehë e të pamundurve

Në farmacitë e vendit, funksionon çdo ditë një sistem i heshtur “kredie” ku qytetarët, kryesisht pensionistë, në pamundësi për të paguar ilaçet, i marrin...

Shitet me një çmim rekord fanella debutuese e Kobe Bryant në NBA

Fanella e veshur nga Kobe Bryant në debutimin e tij në NBA u shit për 7 milionë dollarë në ankand të enjten. Sipas shtëpisë së...

U pezullua për shpërdorim detyre, Gjykata e Tiranës heq masën ndaj drejtorit të AMP-së

Gjykata e Tiranës vendosi të heqë masën e pezullimit nga detyra të drejtorit të Agjencisë së Mbikëqytjes Policore, Florian Sulejmani. Vendimi u dha gjatë ditës...

Vetëm 100 euro gjendje, zbulohet pasuria e Papës në llogari

Teksa sot u mbajt ceremonia e lamtumirës për Papa Françeskun në sheshin Shën Pjetri në Vatikan, mediat e huaja kanë zbuluar edhe pasurinë që...

Lajme të tjera

Web TV