Rastet pozitive të shënuara nga COVID-19 nuk po kursejnë as foshnjat.
Në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës qytetarët janë alarmuar pasi 86 foshnje nën 12 muajsh kanë rezultuar pozitive pas testimit të kryer.
Të gjitha rastet janë regjistruar në të ashtuquajturën ‘Zonë e Kuqe’ në qarkun e Nueces
Në Teksas, numri i rasteve të reja është rritur në vecanti në muajin korrik, pas një tendence fillestare të sheshtë.
Zyrtarët lokalë ndërkohë po u kërkojnë njerëzve të mbajnë maska dhe të respektojnë masat e distancimit.
Apeli i drejtoreshës së shëndetësisë
“Aktualisht kemi 86 fëmijë nën moshën një vjeç në Qarkun Nueces, të gjithë të testuar pozitiv me Covid-19”, tha Annette Rodriguez
“Këta fëmijë nuk e kanë festuar ende ditëlindjen e tyre të parë. Ju lutemi na ndihmoni të ndalojmë përhapjen e kësaj sëmundje të tmerrshme,” shtoi ajo
/Ra.My. Fjala.al/