Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Rrogozhinë –Lushnjë.
Burime zyrtare bëjnë me dije se shtetasi E. B. duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka përplasur për vdekje shtetasin L. Sh., 60 vjeç, banues në Lushnje, i cili po udhëtonte me biçikletë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, në afersi të fshatit Dushk.
Mësohet se drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
/En.Br./Fjala.al