“Mao i Surrelit i ka mbushur poturet”, Lefter Maliqi reagon pas tërheqjes së maxhorancës për shkarkimin e Metës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ditë pasi maxhoranca u tërhoq nga shkarkimi i presidentit Ilir Meta, vjen një reagim nga deputeti i opozitës Lefter Maliqi.

Përmes një mesazhi në Facebook Maliqi theksoi se mbaroi shfaqja e teatrit të Komisionit Hetimor që sipas tij u ngrit me regji të kryeministrit Edi Rama dhe numrit dy të PS-së, Taulant Balla.

Sipas tij, komisioni i dha të drejtë Metës, ndërsa shtoi se Rama tashmë është i frikësuar nga humbja.

Reagimi i plotë i Lefter Maliqit

Mos paguani me taksat e shqiptarëve anëtaret e estradës të komisionit Meta. Shfaqja mbaroj 3 – 0 fitoj Presidenti, Kushtetuta, Venecia.. Komision farsë, i dështuar që kur u ngrit me regji të Maos dhe realizim të Taos.Një vit mbledhje shoë, por lekët deputetët i kanë marrë ose do i marrin.Mos i paguani se janë taksat e shqiptarëve, le t’i paguaj Mao e Tao nga lekët e tyre të korrupsionit. Komisioni i dha te drejtë sovranit të unitetit kombëtar dhe mbrojtësit të Kushtetutës z.Meta pasi kjo garanci erdhi nga Venecia?.

Ky vendim tregon se s’ja u mban nga Presidenti dhe si duket Mao i Surrelit i ka mbushur poturret…Mao i ka mbërthyer poturret edhe poshtë tek këmbët edhe tek brezi prandaj është mbushur tumllas dhe po e qelb dynjanë… dhe mburret duke pyetur Taon..se çfarë ere ka gjaku…e di besoj barcaletën.

Ike plaku Merre dhe pak muaj je në fron, të presin ëndrrat e makthet e ligësisë, pabesisë, krimit, korrupsionit. Lutu për shpëtim për mëkatet por mallkimi i mijëra njerzve që u ke bërë keq është sa një mal që të zë frymën?.Aktro, mashtro, djallëzo madje dhe vallëzo dyshe Rilindase dhe pak kohë, se një zë vëngon nga lumi,

më buçet, më zgjon nga gjumi,

Lexo edhe :  Veliaj mesazh qytetarëve para zgjedhjeve: Votoni vetëm PS dhe Edi Ramën!

se mileti po gatitet,

se tirani lebetitet,

se pëlcet, kërcet furtuna,

fryhet Vjosa, derdhet Buna,

skuqet Semani dhe Drini,

dridhet beu dhe zengjini,

se pas vdekjes ndriti jeta

dhe kudo gjëmon trumbeta.

ngrehuni dhe bjeruni,

korini dhe shtypini,

katundar’ e punëtorë,

që nga Shkodra gjer në Vlorë!

ky ilaç e ky kushtrim

më bën djal’ e më bën trim,

më jep forc’ e më jep shpresë,

anës Elbë-s, anës Spree-së.

se pas dimrit vjen pranverë,

që do përmbysim këtë herë, por ti do mbetesh i mjerë…/Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Rama falenderon homologun spanjoll: Mirënjohës për mbështetjen

Kryeministri Edi Rama falenderoi homologun e tij spanjoll, i cili e uroi për fitoren e zgjedhjeve të 11 Majit. “Falemnderit...

Berati vijon numërimin e votave, kush janë emrat që futen në Kuvend

Vijon numërimi i votave për kandidatët në qarkun e Beratit. PS merr 5 mandate, duke siguruar karrige në Kuvendin e ri Ervin Demo dhe Enriketa...

Kryeministri i Kroacisë uron Ramën: Me kënaqësi të marr pjesë në samitin

Kryeministrisë i Kroacisë, Andrej Plenkovic, ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e mandatit të tij të katërt dhe shpreh kënaqësinë për pjesëmarrjen në...

Gonxhja për rezultatin e opozitës në zgjedhje: Më dhimbset PD, janë krejtësisht ‘out’

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Top Story” në Top Channel, komentoi zgjedhjet e 11 majit...

Edvin Kulluri: Ka dështuar e gjithë opozita, edhe partitë e reja

Edvin Kulluri, nga “Djathtas 1912”, i ftuar në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, u shpreh se rezultati i zgjedhjeve të...

Lajme të tjera

Web TV