A mund të jetë shqiptar kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mundësitë që kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut të jetë shqiptar janë të mëdha. Kjo gjë po insistohet me ngulm nga partia Bashkimi Demokrat për Integrim e drejtuar nga Ali Ahmeti.

Përfaqësuesi i lartë i kësaj force politike, Artan Grubi ka deklaruar se BDI–ja është e gatshme të futet sërish në koalicion me LSDM-në, por kryeministri këtë radhë duhet të jetë shqiptar, që të tejkalohen paragjykimet se maqedonasit etnik kanë monopol ndaj pushtetit ekzekutiv, ka deklaruar Artan Grubi.

 “Nëse në vitin 2017, me 10 deputetë, arritëm që me konsensus ta zgjedhim Talat Xhaferin si Kryetar të Parlamentit, përse tani me më shumë deputetë shqiptarë, të mos kemi mundësi ta zgjedhim Naser Ziberin për Kryeministër”. ka deklaruar Artan Grubi gjatë një interviste për mediat maqedonase.

Ai shton më tej se nuk mund ta imagjinonte që një parti shqiptare të dilte kundra votimit në Kuvend të një kryeministri shqiptar dhe propozoi Naser Ziberin për atë post. Grubi deklaroi se BDI ka kontaktuar me partitë e tjera shqiptare për të dalë me një vendim të përbashkët.

“Nuk mund të paramendoj një parti politike shqiptare që do të ishte kundër që një kandidat shqiptar të udhëheq Qeverinë. A do të mundej që një parti politike të dal dhe të deklaroj se nuk voton për një kryeministër shqiptar? Ta shohim atë deputet shqiptar që nuk do të votonte për kryeministër shqiptar i cili do të prezantohej në Kuvend.

Pa dallim dhe shumë thjeshtë, ne si BDI tashmë kemi vënë kontaktet dhe qëllim i yni kryesor janë partitë politike shqiptare me qëllim që bashkë të dalim gjatë konstituimit të Kuvendit dhe vlerësoj se jemi në rrugën e duhur për ta bërë këtë pasi ne si BDI kemi ofruar një koncept mbipartiak, ofrojmë një koncept që nuk është pjesë e BDI-së. Naser Ziberi asnjëherë nuk ka qenë antëtar i BDI-së, ai ka qenë për 3 mandate deputet, koordinator i grupit parlamentar, ministër dhe zëvendës/kryeministër që i bie se Ziberi ka më tepër përvojë se sa të dy kandidatët tjerë bashkë,” u shpreh Grubi.

Lexo edhe :  Kërkuan ndryshimin e masës ‘arrest shtëpie’, GJKKO merr vendimin për Berishën e Malltezin

Gjithsesi, koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa e drejtuar nga Zijadin Sela dhe Afrim Gashi, pretendojnë për parregullsi zgjedhore dhe nuk preferojnë një koalicion me BDI-në.

Shkak për pretendimin e parregullsive është sulmi kibernetik ndaj sistemit për publikimin e rezultateve të zgjedhjeve nga ana e KSHZ-së.

Në Kuvendin e ri të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të jenë 32 deputetë shqiptarë.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Crystal Palace turpëron Manchester United në “Selhurst Park”, Ten Hag drejt shkarkimit

Manchester United turpërohet nga Crystal Palace në javën e 36-të të Premier League-s. “Djajtë e Kuq”, të cilët udhëtonin...

Napoli humbet “rrugën” e fitores, Udinese merr një pikë të artë në fundin e sfidës

Napoli nuk di më si të fitojë. Në ndeshjen që mbylli javën e 35-të të Serisë A, skuadra e drejtuar nga Calzona nuk shkoi...

Flet fqinji i babit të Alma Arrazit: I kishte kërkuar ndihmë të atit pak ditë më parë

Azem Bushati babai i Alma Arrazit, 39-vjeçares e cila u vetëmbyt në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, banon...

“Vajza e brishtë e martuar me të fortin e lagjes”, gazetari i njohur zbulon detajet

Gazetari Ferdinant Xhaferri ka treguar në një emision televiziv shkaqet e mundshme të ngjarjes tragjike të ndodhur tre ditë më parë në Shkodër, ku...

Tragjedia në lumin Buna/ Reagon Fevziu: Fëmijës nuk ka të drejtë t’ja marrë jetën askush

Qyteti mikpritës e bujar i Shkodrës u zgjua nën kujën e lotëve, ku një nënë e re i dha fund jetës së saj dhe...

Lajme të tjera

Web TV