Adnor Shameti: Juristët e PS përballë juristëve të PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në partinë Socialiste dhe në partinë Demokratike ka një grup juristësh që rivalizojnë mes dy grupimeve politike. Janë pothuajse një sekt më vete në konotacionin pozitiv për angazhimet që kanë marrë dhe betejat politike që kanë zhvilluar. Në partinë Demokratike juristët nisin që nga kryetari Lulzim Basha, dhe më tej vijojnë nga sekretari i përgjithshëm Gazmend Bardhi, Oerd Bylykbashi, Çlirim Gjata, IviKaso, Enkelejd Alibeaj. Po në PS cilët janë juristët që u përgjigjen atyre? Gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, juristi Adnor Shametii cili është një prej atyre që bëjnë beteja juridike me kundërshtarët politikë tha se janë Fatmir Xhafa, Klotilda Bushka, Ulsi Manja, Alket Hyseni etj.

 -Në PD ka një grup juristësh që janë pak pesha të rënda në krahasim me peshat e PS. Ka diferencë sipas jush, në aspektin cilësor mes juristëve të PS dhe PD?

-Dua të shpreh teknikisht vlerësimin më të  madh për të gjithë kolegët e mi. Me disa kemi studiuar bashkë, disa që kanë qenë studentët e mi… Unë ju siguroj që ekipi i juristëve të PS është i shkëlqyer. Kur je në opozitë, normal që do të ngjisë fjala më shumë dhe ke lirinë të jesh shumë më interesant në goditjen e qeverisë.

-Ulsi Manja, Klotilda Ferhati, tjetër jurist?

-Janë të dy të ekselencës se unë i kam pasur studentë që të dy. Është Alket Hyseni, i shkëlqyer edhe ky. Ka edhe plot të tjerë./Fjala.al/Ke.Ba

https://www.youtube.com/watch?v=Pmpz_fSDpmE

Ndiqni LIVE emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, në FJALA TV

https://www.facebook.com/110078253909771/videos/286144082470970/

Të fundit

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

OSSH ushtron kontrolle në zonat turistike dhe malore

Tashmë që vera ka nisur dhe kontrollet për abuzime të energjisë elektrike janë shtuar ndjeshëm në zonat turistike, bregdetare dhe malore. Në kuadër të...

Lajme të tjera

Web TV