Apeli i Bratajt: Jo mjekim interneti! Betadina s’ekziston për shpëlarje fyti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, iu ka bërë një apel të fortë qytetarëve, të cilëve iu bën thirrje të mos ndjekin këshillat e internetit për mjekim kundër koronavirusit.

“Jo terapi interneti, jo terapi nga çdo kush.” Shkruan Brataj në një postim në rrjetet sociale, pasi sipas tij, në ato mesazhe ka gjëra mjeksore të ngatërruara, të shpjeguara jo nga specialist të fushës.

Mjeku merr rastin e betadinës, duke sqaruar se ajo nuk ekziston për shpëlarje fyti, por është një dizifektant për plagët!

Postimi i plotë:

JO MJEKIM INTERNETI!!!

Përshëndetje qytetar shqipëtar kudo ndodhesh.
Sot po qarkullon në rrjetet sociale një mjekim apo protokoll mjekimi i cili po shpërndahet nga të gjithë personat që mendojnë se do të ndihmojnë sadopak njerzit dhe të afërmit e tyre.

Jo terapi interneti, jo terapi nga çdo kush. Në atë mesazh ka gjëra mjeksore të ngatërruara, të shpjeguara jo nga specialist të fushës. Nuk ekziston BETADINË për shpëlarje fyti, betadina është një dizifektant për plagët! Terapia dhe medikamentet meren nën këshill mjeksore , pasi vlerësohen shenjat dhe simptomat, por mbi të gjitha kur vlerësohen parametrat jetësor si presioni i gjakut, frekuenca kardiake, frekuenca respiratore niveli i oksigjenit në gjak(saturimetria) që duhet të jetë në njerzit normal nga 94-100%, në ata me patología pulmonar jo më pak se 90%. Nëse është më poshtë këtyre shifrave duhet dhënë oksigjen të sëmurit.

Nëse saturimetria e oksigjenit është 43% siç thuhet në atë mjekim mund të jetë i pa përshtatshëm më me jetën, prandaj ju lutem jo terapi infterneti. Mjeku i familjen, mjeku i 127, mjekët e urgjencave, specialistët si infeksionst dhe pneumolog janë profesionistët që në këtë moment mund tju këshillojnë pasi ti keni kontaktuar ata. Çdo mjek që ju njihni ose keni besim në ta duhet ti kontaktoni, të këshilloheni dhe nëse ata ju këshillojnë ose ju drejtojnë te spesialist të tjerë atëher veproni.

Të fundit

Elena Kocaqi: Zgjedhjet prishen nga dy partitë e mëdha për interesa personale

Studiuesja dhe historiania Elena Kocaqi drejtoi për herë të parë një parti politike në zgjedhje parlamentare, formacionin Aleanca Kombëtare...

“PD nuk duhet të sillet më si parti e madhe”, këshilla e Andi Bushatit për demokratët

ANDI BUSHATI - E tronditur nga disfata, e shushatur nga rezultati marramendës i Ramës dhe e pa përgatitur për atë çfarë do ti thotë...

Përfshihet nga flakët materniteti në Angli, evakuohen gratë shtatzëna

Momente paniku kanë përjetuar gratë shtatzëna pasi materniteti në Bristol të Anglisë u përfshi nga flakët. Evakuimi i grave shtatzëna dhe të porsalindurve u bë...

Cili shtet po sfidon Francën si superfuqi ushtarake? E kemi në Mesdhe…

Turqia po bën hapa të mëdhenj drejt modernizimit të ushtrisë së saj dhe po rrit ndjeshëm ndikimin ushtarak në rajonin e Mesdheut, duke sfiduar...

“Berisha ishte problemi në zgjedhjet e 11 majit”, Lesi kërkon dorëheqjen e kryedemokratit

Ish-deputeti, Nikollë Lesi, ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, ku u diskutua se çfarë do të ndodhë me PS dhe me...

Lajme të tjera

Web TV