Kinë/Hapen kinematë, shikuesit s’mund të ulen më pranë miqve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas gjashtë muajsh mbylljeje, kinematë në Kinë kanë rihapur ditën e sotme dyert. Megjithatë kinematë sot, nuk ngjajnë më me ato të mëparshmet.

Në këto vende tashmë janë vendosur rregulla strikte, duke nisur që nga prenotimi i biletave online, ndërsa kinematë janë urdhëruar që të punojnë me vetëm 30 për qind të kapacitetit të tyre.

Mbajtja e maskës është e detyrueshme brenda në sallat e kinemasë, ndërsa njerëzit nuk mund të ulën më pranë njëri-tjetrit për të respektuar distancën fizike.

Një foto e publikuar nga mediat vendase tregon sesi nëpër sedilje janë vendosur lodra pelushi për të evituar që njerëzit të ulen pranë njëri-tjetrit.

Me gjithë këto ndryshime, kjo është një shenjë se në Kinë jetë po i kthehet sërish një versioni të ri të normales. Kinematë ishin të parat që u mbyllën në kohën kur Kina nisi që të regjistronte zyrtarisht rastet e para me Covid-19, në fillim të këtij viti.

 

 

Të fundit

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Luftoi me flakët për të shpëtuar jetë, Agim Troci: Mendova për fëmijët

Agim Troci, heroi i cili rrezikoi jetën për të shpëtuar fëmijë e të moshuar mes flakëve në Delvinë ka rrëfyer momentet e tmerrit. Shefi i...

Lajme të tjera

Web TV