Zbulohet mjekimi që do të ndryshojë rrjedhën e virusit/Rezultate të paimagjinueshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rezultatet paraprake të testeve klinike të trajtimit të ri kundër Covid-19 janë befasuese: mjekimi e ka ulur në mënyrë drastike numrin e pacientëve të shtruar në terapi intensive sipas kompanisë britanike që e ka prodhuar.

Firma bioteknologjike me bazë në Sothhampton, Synairgen ka përdorur një proteine të quajtur interferon beta, të cilën trupi i njeriut e prodhon kur preket nga një infeksion viral. Proteina thithet direkt në mushkëri nga pacientët me koronavirus përmes aerosolit dhe duket se stimulon tek ata një reagim imunitar.

Gjetjet fillestare tregojnë se trajtimi i ka reduktuar me 79% gjasat që të prekurit nga Covid, të sëmuren rëndë. Pacientët, të cilëve iu administrua mjekimi i ri kishin tre herë më shumë mundësi ta merrnin veten deri në pikën që sëmundja të mos i cënonte aktivitetet e tyre të përditshme. Testet sipas firmës prodhuese, treguan gjithashtu se mjekimi I ri e reduktonte në mënyrë të ndjeshme vështirësinë në frymëmarrje që përjetojnë një pjesë e pacientëve, shkruan TCH.

Në testimin e këtij ilaçi morën pjesë 101 vullnetarë të shtruar me Covid në nëntë spitale britanike. Rezultatet e tij, sipas Synairgen, janë një hap i jashtëzakonshëm përpara sa I takon trajtimit të koronavirusit. Interferon beta është pjesë e linjës së parë mbrojtëse të trupit kundër virusit dhe e paralajmëron organizmin për sulmin viral, duke nxitur reagimin e tij. Koronavirusi duket se e suprimon prodhimin e kësaj proteine si pjesë e strategjisë së tij për të bllokuar sistemin imunitar.

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Deputeti i PD Bledion Nallbanti dhe vëllai i tij godasin me grushte një drejtues kamioni

Kandidati i PD në qarkun e Korçës Bledion Nallbanti, dhe vëllai i tij Alti Nallbati, i njohur si “Duçja”,...

Pse nuk del në debat me Berishën? Rama: S’më ka lënë të vdekur pa më pështyrë

Edi Rama ka komentuar për herë të parë ftesën për debat që Sali Berisha i ka bërë disa herë gjatë kësaj fushate elektorale. I pyetur...

Himarë! Aksidentohet parashutisti me banderolën elektorale, bëri ulje të gabuar

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në Himarë gjatë një tubimi elektoral. Mësohet se parashutisti Xhonatan Islami, teksa po valëviste banderolën e kandidatit socialist...

Horoskopi i ditës së diel, 4 maj 2025.

Dashi (21 mars – 20 prill) Kjo e diel është një ftesë për të ndalur ritmin dhe për të dëgjuar trupin e shpirtin. Hëna në...

Uvil Zajmi, koleksionisti i 845 kravatave: Më mungon vetëm e Ramës, Berishës e Nanos

Tavolina në studion e “Rudina” në Tv Klan pasditen e kësaj të shtune ishte e mbushur plot e përplot me sende. Të ftuarit sollën në...

Lajme të tjera

Web TV