Ambasadorja amerikane Yuri Kim zhvilloi sot një takim me presidentin e vendit Ilir Meta. Edhe pse nuk ende detaje rreth bisedës mes tyre, për më shumë se 60 minuta mendohet të jenë diskutuar zhvillimet e fundit politike që kanë të bëjnë me ndryshimet kushtetuese.
Takimi mes zyrtares së SHBA dhe kreut të shtetit vjen pak orë para mbledhjes së Këshillit politik të thirrur nga mazhoranca, pas firmosjes së marrëveshjes me opozitën parlamentare.
Në marrëveshjen e firmosur mbrëmjes e së martës mes maxhorancës dhe opozitës parlamentare, u ra dakord që marrëveshja e 5 qershorit për reformën zgjedhore të votohet në seancën plenare më 23 korrik, ndërsa një javë më pas ndryshimet kushtetuese.
Një ditë më parë, ambasadorja Kim zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama, ku në fokus të bisedës ishte pikërisht marrëveshja e 5 qershorit e firmosur mes palëve./Fjala.al/Ke.Ba