Covid-19 prek Kombëtaren, portieri kuqezi rezulton pozitiv

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koronavirusi ka prekur edhe kombëtaren shqiptare të futbollit. Portieri i Under-21, Andrea Hoxha ka rezultuar pozitiv në testin që i është bërë për virusin vdekjeprurës.

Gardiani që aktivizohet me Vilengen në ligën e pestë të futbollit gjerman, tregoi se ditën e dielën kishte kryer testin.

Përmes një postimi në ‘Instagram” ai bëri publik këtë lajm, ku shprehet se është prekur nga Covid-19, por gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë.

“Përshëndetje! Të dielën kam bërë testin për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Për momentin jam shumë mirë dhe simptomat nuk po më bëjnë keq. Në bashkëpunim me ekipin e futbollit, ekipin shëndetësor dhe menaxherin tim, po ndjekim të gjitha rregullat, në mënyrë që të mos përhapet virusi. Rrini të qetë dhe shëndoshë. I juaji Andrea Hoxha.”,-shprehet portieri.

 

Ndërkohë duhet theksuar se janë të shumtë personazhet e futbollit që janë infektuar nga koronavirusi.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Gjergj Luca heq strukturën e jashtme të “Rozafa Tuna”: Kishte leje 25-vjeçare, por …

Biznesmeni Gjergj Luca, ka vendosur të heqë vullnetarisht strukturën e jashtme të lokalit të tij “Rozafa Tuna”, për t’i...

Tërhiqet kryeministri i Maqedonisë së Veriut: S’do të ketë taksë për beqarët

Kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski tha të dielën se ai është keqkuptuar me deklaratën e bërë ditën e premte se ka ndërmend të taksojë beqarët,...

Qytetarja kërkon ta takojë, Rama i kthehet: Ça ke që bërtet

I rikthyer sërish në Bashkinë e Vlorës ku ka zhvilluar një takim, Rama u përball edhe me pakënaqësitë e qytetarëve. Një zonjë e moshuar ka...

Rama do të mbledhë bashkiakët/ Takimi pritet të zhvillohet më 9 korrik, në Durrës

Kryeministri i vendit, Edi Rama pritet të mbledhë kryebashkiakët e vendit, më 9 korrik. Takimi i Ramës me kryebashkiakët pritet të mbahet në qytetin  Durrësit. Referuar...

Berisha paraqitet në SPAK, lexon para mediave mesazhin që la aty për Altin Dumanin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masës ‘detyrim paraqitje’ të vendosur ndaj...

Lajme të tjera

Web TV