Habit Mark Markezi/ Të martën u operua, kërkon të kthehet që këtë fundjavë në garë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kampioni në fuqi i botës në Moto GP,  Mark Markez, i cili theu krahun në një rrëzim të dhunshëm nga motori gjatë Çmimit të Madh të Spanjës të fundjavën e shkuar, por shqyrton mundësinë e një rikthimit të papritur këtë fundjavë, edhe pse të martën iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Në garën e hapjes së këtij sezoni të nivelit më të lartë të Kampionatit Botëror të Motoçiklizmit, Moto GP, Markezi kishte shmangur në xhirot e para një rrëzim të mundshëm,  por vijo të rrëzohej frikshëm dhe të thyente kockën kryesore të krahut, për shkak të goditjes që mori nga motori i tij në rënie e sipër.

Piloti i skuadrës “Repsol Honda” u dërguar me helikopter në Barcelonë të hënën pasdite dhe iu nënshtruar të hënën në mëngjes një ndërhyrjeje kirurgjikale, nga grupi i mjekëve të udhëhequr nga Dr. Ksavier Mir në Spitalin “Dexeus”. Ndërhyrja kirurgjikale u cilësuar e suksesshme dhe konfirmoi se Markezi  nuk kishte pësuar ndonjë dëmtim të nervave të sistemit nervor periferik gjatë atij aksidenti. Markezi doli nga spitali të mërkurën në mëngjes, për të nisur procesin e rehabilitimit në shtëpi dhe synimi i tij në fillim ishte rikthimi në garë në fillim të gushtit, në Çmimin e Madh të Republikës Çeke.

Gara e Brnos është gara e 3-të e kalendarit të rishikuar të Moto GP-së për 2020-ën. Por sipas të përditshmes katalane “El Periodico de Catalunya”, Markezi nuk e përjashton mundësinë që ritkthehet në garën e kësaj fundjave në Herez, për Çmimin e Madh të Andaluzisë, duke marrë zemër nga lajmi që i ka shpëtuar dëmtimit të fijeve nervore. Natyrisht, Markezi shpreson që hipë prapë në motorin e tij këtë fundjavë duke synuar të kufizojë dëmin që mund t’i shkaktohet nga mungesa në një garë, me synimin madhor të fitimit të pikëve në këtë kampionat të shkurtuar.

Lexo edhe :  Chelsea i ofron 50 milionë euro për titullarin e padiskutueshëm, Inter refuzon direkt

Hëpërhë, vetëm 13 gara janë konfirmuar në kalendarin e rishikuar, me garat e planifikuara në Tajlandë dhe Malajzi që mund ta çojnë këtë numër në 15. Brenda këtyre ditëve, Markezi do ta rishikojë gjendjen e tij dhe të marrë një vendim përfundimtar nëse do të ishte diçka e zgjuar të hipte mbi motor vetëm 3 ditë pasi iu nënshtrua një ndërhyrjeje në krahun e tij të thyer. Piloti spanjoll i skuadrës japoneze mund ta vonojë vendimin e tij deri në prag të provave zyrtare të së shtunës, kur është edhe afati i fundit për konfirmimin e pjesëmarrësve në garën e së dielës.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Ndryshimet klimatike në Antarktidë, çojnë në pasoja katastrofike globale

Ndryshimet e menjëhershme dhe potencialisht të pakthyeshme në Antarktidë të shkaktuara nga ndryshimet klimatike mund të ulin nivelet e...

Shefat e NATO-s takim virtual mbi luftën në Ukrainë

Shefat e mbrojtjes të NATO-s zhvilluan të mërkurën një diskutim virtual mbi garancitë e sigurisë që mund t’i ofrohen Ukrainës, si një element kyç...

Kryengritja e Nat Turner-it, skllavi afro-amerikan që iu kundërvu të bardhëve

21 gusht 1831 Më 21 gusht 1831, në Southampton County, Virxhinia, shpërtheu një nga kryengritjet më të njohura dhe më të përgjakshme të skllevërve në...

Horoskopi ditor, 21 Gusht 2025

Dashi  Do të jeni më të fortë edhe fizikisht gjatë kësaj dite dhe gati për të fituar. Nëse keni angazhime të rëndësishme, mos i shtyni...

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj, Napoli po kërkon të bëjë...

Lajme të tjera

Web TV