Një punonjës i policisë ka humbur jetën pasditen e sotme në Tiranë, duke qenë në shërbim tek një objekt i rëndësisë së veçantë.
Viktima është shtetasi R.T., 55 vjeç, i cili është ndjerë keq, dhe më pas ka ndërruar jete.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, në rrugën e “Elbasanit”. Sipas burimeve zyrtare, paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale si pasojë e një arresti kardiak.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
/En.Br./Fjala.al