‘Shpërthen’ Egbo: Një trajner i zi që fiton titullin në 100-vjetorin e klubit?! Bëra të paimagjinueshmen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ishte caktuar si një trajner emergjence, duke marrë përsipër një detyrë që mbase nuk e kishte kërkuar e as nuk e kishte dashur, por ka vijuar të bëjë një punë të jashtëzakonshme, duke e rikthyer Tiranën tek titulli pas 11 vitesh “thatësirë” e për më tepër, duke e bërë këtë në një përvjetor historik dhe për një titull historik, atë të 25-tin. Dhe, gjatë këtij rrugëtimi 8 mujor, të trazuar nga epidemia e virusit korona, Emanuel Egno ka thyer shumë tabu, brenda, por, sidomos, jashtë fushës së blertë. Dhe trajneri i Tiranës, ka shpërthyer, duke prekur edhe një temë mjaft të nxehtë.

Duke folur për seksion afrikan të rrjetit prestigjioz sportiv televiziv ndërkombëtar, “ESPN Africa”, nigeriani ka folur mbi temën e racizmit. Edhe pse e shpalli Tiranën “kampione”, Egbo shprehet se disa herë është sulmuar prej faktit që është i huaj dhe me ngjyrë. “Unë kam liçensën e UEFA-s, por shpesh më kanë thënë: Ai është thjesht një trajner portierësh apo ai nuk ka përvojë, – ka thënë Egboja për rrjetin në fjalë. – Trajnerët vendas që drejtojnë në kampionat nuk i sulmojnë si trajnerët e huaj. Për faktin se jam i zi, sulmet janë më të shumta.”

“Të njëjtën gjë bëjnë edhe me një trajner italian, por ai është evropian dhe sulmet nuk janë aq të forta sa ndaj meje, – ka vijuar ish-portieri i përfaqësueses së Nigerisë, duke iu referuar mesa duket ish-trajnerit të Partizanit, Adolfo Sormani. – Këto janë gjëra që ta bëjnë më të vështirë punën.” Gjatë intervistës së tij, trajneri i bardhebluve nuk i ka kursyer fjalët. “Është 100-vjetori i klubit dhe një i huaj shkon e fiton titullin, – ka pohuar ai. – Kjo është e paimagjinueshme në Shqipëri. Në Shqipëri nuk mund ta pranojnë këtë. Ata provuan gjithçka që kjo të mos ndodhte.”

Lexo edhe :  Presidenti i FIFA-s Infantino uron Egnatian për titullin kampion

Por në fund Emanuel Egbo jep edhe një mendim pozitiv për shqiptarët, teksa thotë: “Në Shqipëri ka edhe njerëz të mirë, që të mbështesin, trajnerë të rinj që të dërgojnë mesazhe motivuese. Ata më motivojnë por e bëjnë fshehurazi këtë gjë pasi nuk duan të futen në telashe me drejtuesit që janë më të mëdhenj se ata. Njerëzit e mirë të ndihmojnë kurse njerëzit e këqinj më shtyjnë të arrij objektivat. Kritikat shërbejnë si inkurajim për mua”, – ka përfunduar trajneri i Tiranës, Emanues Egbo, duke folur për seksion afrikan të rrjetit prestigjioz sportiv televiziv ndërkombëtar, “ESPN Africa”.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Ofertë tunduese nga Siti, Igli Tare thyen rekordin e vendosur nga Kaka te Milani

Tizhani Reijnders është objektivi kryesor i Mançester Sitit në këtë merkato. Te Milani nuk do të heqin dorë lehtë,...

Nëse e mbani furçën e dhëmbëve në tualet, po bëni një gabim të madh

Mbajtja e furçës së dhëmbëve në banjë nuk është ndoshta ideja më e mirë, pasi furça juaj e dhëmbëve mund të mbulohet me të...

Helmimi i fëmijëve në kopshtin e Gramshit, vezët rezultuan të kontaminuara me salmonelë

Helmimi i fëmijëve në kopshtin nr.1 të Gramshit ka ardhur për shkak të vezës së kontaminuar me salmonelë. Analizat iu morën 72 personave, 53 fëmijëve...

Personat fizikë do paguajnë 23% tatim për fitimin mbi 14 milionë lekë

Të gjithë personat fizikë që për vitin tatimor 2024 kanë realizuar një fitim tatimor mbi 14 milionë lekë, nga 31 marsi 2025 do të...

Sistemi zgjedhor në Kosovë nuk është për t’u marrë si shembull

Ervis Iljazaj  Pas daljes së rezultateve të zgjedhjeve të 11 Majit, parti politike apo kandidatë të caktuar i janë turrur sistemit zgjedhor propoecional shqiptar me...

Lajme të tjera

Web TV