Kërkoi lirinë e Palestinës, Mavraj akuzohet për antisemitizëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lojtari i kombëtares shqiptare të futbollit, Mërgim Mavraj është kthyer sërish në qendër të vëmendjes së mediave për çështje që nuk lidhen me fushën e blertë.

Mavraj akuzohet për qëndrim antisemit, pasi në një postim në rrjetet sociale ka fshirë nga harta Izraelin.

E përditshmja gjermane “Nürnberger Zeitung” raportoi pak ditë më parë se mbrojtësi shqiptar  kishte postuar një foto në Instagram, në të cilin harta e territoreve të Izraelit ishte mbuluar me lule.

Ndërsa në mes të kësaj fotoje kishte vendosur hashtagun #FreePalestine (lironi Palestinën).

Ky veprim sipas Daniela Einshtajn, drejtoresha e Muzeut Hebraik në Franken, tregonte se Mëgim Mavraj mbante qëndrim antisemit më këtë postim.

Kjo sjellje është e papranueshme, mesazhi i Mavrajt kundërshton të drejtën e Izraelit për të ekzistuar”,- u shpreh ajo.

Klubi i shqiptarit Greuther Fürth u distancua nga publikimi i mbrojtësit.

“Si një klub, ne jemi pro tolerancës, diversitetit dhe barazisë dhe jemi kundër diskriminimit, racizmit dhe përjashtimit, të cilën ne e shprehim rreth fushatave tona vazhdimisht. Ndaj distancohemi nga publikime të tilla”,-thuhej në reagimin e klubit.

Por lojtari është acaruar shumë dhe nuk pranon akuzat, duke thënë se po tentonin t’i prishnin imazhi

“Përfundimi se unë jam antisemit është primitiv në kohët tona. Izraeli dhe Palestina kanë të njëjtën të drejtë të jenë në hartën e botës. Unë nuk i mohova Izraelit të drejtën për të ekzistuar”,-u shpreh ai.

Ndërsa pasditen e djeshme ka postuar disa video në ‘Instagram’ ku shpjegonte se nuk kishte qëndrime antisemite, por thjesht kërkonte që edhe Palestina të kishte të njëjtat të drejta.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV