Ngërçi politik/ Ambasadorja franceze nga Pogradeci: Çështje që ju përket shqiptarëve, kërkohet bashkëpunim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja francize në Tiranë ka komentuar nga Pogradeci ngërçin politik që është krijuar në Shqipëri lidhur me listat e hapura, koalicionet parazgjdhore dhe ndryshimet kushtetuese.

Christine Vasac është shprehur se kjo është një çështje e brendshme që ju takon shqiptarëve ta zgjidhin mes njëri-tjetrit.

“Ka një projekt të rieditimit të të gjithë Kushtetutës shqiptare. Kryeministri është shprehur në mënyrë publike dhe në Parlament në lidhje me këtë. Ka edhe një qëndrim të Presidentit të vendit, i cili na mblodhi ne të gjithë ambasadorëve të BE dhe të Mbretërisë së Bashkuar dje. Iu përket shqiptareve dhe vetëm atyre që ta trajtojnë këtë çështje.

Ka një kalendar i cili është vendosur dhe në qoftë se do të respektohet ose jo kalendari këtë do ta tregojë koha. Por do të duhet një bashkëpunim i pozitës dhe opozitës në mënyrë që ne të marrim një rezultat.” -u shpreh Vasac.

Pyetjes nëse listat e hapura dhe aleancat paszgjedhore janë modeli i duhur për Shqipërinë, ambasadorja iu përgjigj: “Mos prisni një përgjigje prej meje mbi themelin e organizimit, sepse është kjo është një çështje shqiptare”.

Sa i përket qëndrimit të BE, nëse nuk ka një reformë të plotë në sistemin e drejtësisë dhe sistemin zgjedhor, ambasadorja tha se ashtu si ju e dini në 25 mars janë hapur negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duhet të fokusohemi tek konkluzionet dhe kjo nuk është diçka e re.

“Qëllimi kryesor është që të konkretizohet situata, në mënyrë që të kemi konferencën e parë ndërqeveritare. Është gabim të themi pa pushim që po shtohen kushtet për Shqipërinë. Unë ju sugjeroj që të lexoni konkluzionet e 25 marsit dhe konkluzionet e mëparshme.

Lexo edhe :  Analiza e votave: A u bindën shqiptarët nga partitë e reja? Mesazhi final është... jo!

Interesi i Shqipërisë është që të mbahet sa më parë konferenca ndërqeveritare dhe për këtë është duke punuar ambasadori Zef Mazi i emëruar nga kryeministri.” U shpreh ajo. /Ra.My. Fjala.al/

 

 

 

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV