Si do funksionojnë listat e hapura?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fill pas marrëveshjes së 5 qershorit, në debatet politike zuri vend tema e listave të hapura.

Nisma e 28 deputetëve të opozitës parlamentare u mbështet nga kryeministri dhe mazhoranca duke u bërë kështu një draft për ndryshimin e Kushtetutës.

Sipas këtij drafti, duhet që të paktën 75%  e listave të jenë të hapura.

Për deputetët e opozitës në Kuvend, të zgjedhurit nuk duhet të propozohen nga koalicionet. Për ta, kjo e drejtë i takon vetëm partive dhe zgjedhësve.

Sipas mazhorancës, koalicionet nuk mund të funksionojnë sipas formulës aktuale pasi krijohen problem me fletën e votimit.

Megjithatë,për ekspertin Kristaq Kume, ka praktika që lejojnë koalicionet parazgjedhore dhe lista të hapura. Sipas tij, fleta e votimit në Kosovë mund të shërbejë si një shembull edhe për Shqipërinë.

Një zgjidhje e mirë për këtë situatë do të ishte:  në njërën anë të fletës vendoset në krye emri i koalicionit dhe më poshtë flamujt e partive me numra ose me emra. Ndërkohë, në krahun tjetër të fletës numrat. Një numër simbolizon një kandidat që e cakton partia përkatëse.

Në këtë rast, votuesi do zgjedhë fillimisht partinë brenda koalicionit e më pas kandidatin që dëshiron./Fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

Benfica befason Bayernin, portugezët e mbyllin si kryesues të grupit C

Benfica e Adrian Bajramit ka arritur të thyej mallkimin, teksa për herë në histori triumfon ndaj Bayernit. Portugezët mposhtën...

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen jo si një tërheqje dialektike...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Lajme të tjera

Web TV