Situata e virusit të ri COVID-19 vazhdon të jetë kritike në vendin tonë, pasi vazhdojnë ende të jenë në shifra të larta numri i të infektuarve, viktimave por edhe shtrimeve në spital.
Duke iu referuar shifrave të raportuara nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë kësaj jave (20-26 korrik) janë regjistruar 673 raste të reja me COVID-19, ku në total numri i të infektuarve ka arritur në 4763 persona.
Gjatë kësaj jave kanë ndërruar jetë 26 pacientë për shkak të COVID-19 duke e çuar në 138 numrin total të viktimave në vend.
Ndërkohë që betejën me COVID-19 e kanë fituar dhe 371 pacientë gjatë kësaj jave duke e çuar në 2682 numrin total të të shëruarve në vend.
Aktualisht janë 1943 persona aktivë me COVID-19.
/En.Br./Fjala.al