Të fiksuar pas parfumeve? Ja aromat e preferuara në gjithë botën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas një studimi të Grand Vieë Research, deri në vitin 2025 tregu global i parfumeve pritet të arrijë 91.17 miliardë dollarë, ndaj nuk është çudi që shumë njerëz janë të fiksuar me parfumet.

Megjithatë, si shumë gjëra të tjera, parfumet janë çështje shijesh personale dhe ndryshojnë nga një individ te tjeri dhe mesa duket, nga një shtet në tjetrin.

Euromonitor International, kompani që ofron strategji globale për industritë dhe konsumatorët, ka publikuar disa të dhëna mbi shtete të ndryshme.

Mbretëria e Bashkuar

Në Mbretërinë e Bashkuar mbizotërojnë aromat flolare të ëmbla dhe fragrancat me argume si Chanel Coco Mademoiselle. Megjithatë duket se ka një prirje për të zgjedhur parfume uniseks. Më shumë se gjysma e konsumatoreve gra në Britani zgjodhën  parfumin Tom Ford Black Orchid. Një tjetër parfum i përhapur është Jo Malone Oud & Bergamot Rich Extract Cologne Intense.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Disa nga parfumet më të shitur janë aromat e lehta si Chanel Chance, Coco Mademoiselle dhe Viktor & Rolf Floëerbomb. Tjetër është Byredo Mojave Ghost dhe Le Labo Santal.

Australia

Në Australi, vihet re një pakësim i blerjeve të aromave të përhapura në masë. Gjithsesi qëndrojnë fort në treg parfumet klasike Chanel Coco Mademoiselle. Calvin Klein Euphoria është gjithashtu i përhapur. Australianët kanë një qasje për të zgjedhur parfume më identifikuese dhe me aroma të veçata, si për shembull Byredo Gypsy Ëate dhe Frederic Malle Portrait of a Lady.

Italia

Gratë italiane preferojnë përgjithësisht aroma me nota lulesh, të ngrohta dhe me cilësi të lartë. Markat më të përhapura janë Chanel, Christian Dior dhe Dolce & Gabbana. Përpos këtyre, ka një trend drejt aromave uniseks. Përmendim këtu Calcin Klein CKOne, Calvin Klein CK2 dhe Eau d’Hermès.

Lexo edhe :  Kolegji Zgjedhor rrëzon PD-në edhe për Qarkun e Korçës/ Nuk ka përsëritje të zgjedhjeve

Japonia

Në kulturën japoneze, preferohen aromat e lehta, të freskëta, me nota agrumesh dhe jo shumë të rënda. Përgjithësisht më të popullarizuara janë Chanel Coco Mademoiselle, Chanel Chance dhe No. 5.

Franca

Ndryshe nga çfarë pritej, vendin e parë nuk e mban Chanel, por Lancôme La Vie Est Belle dhe Christian Dior J’Adore./Fjala.al/Ke.Ba

Grand View Research

Të fundit

Apple dhe Meta ‘i shpëtojnë’ sanksioneve të BE-së për shkelje të rregullave

“Gjigandët amerikanë të teknologjisë Apple dhe Meta nuk do të përballen me sanksione menjëherë për mospërmbushje të detyrimeve sipas...

Studimi/ ChatGPT mund të jetë duke dëmtuar aftësitë e të menduarit kritik

Një studim i ri i udhëhequr nga studiues në MIT zbulon se përdorimi i ChatGPT të OpenAI mund të ndikojë negativisht në aftësitë e...

Bavarezët duan ta shesin, lojtari insiston: Dua të fitoj te Bajerni, nuk largohem

Lamtumirë? As që bëhet fjalë! Kingsli Koman (29) është në fakt në listën e shitjeve të Bajernit të Mynihut. Drejtori sportiv Maks Eberl (51) shpresonte...

Takimi Iran-BE, Teherani zbulon kushtin e vetëm për të negociuar me SHBA-të

Irani do të takohet me SHBA-në për bisedime bërthamore vetëm nëse Izraeli pranon të ndalojë sulmet ndaj vendit, u thanë zyrtarët iranianë homologëve të...

5 vendet më të sigurta evropiane në rast të një konflikti bërthamor

Kërcënimi i luftës bërthamore mund të duket i largët, por frika që ajo shkakton në të gjithë Evropën është shumë reale. Nëse do të shpërthente...

Lajme të tjera

Web TV