Uragani Hanna, i pari për vitin 2020, ka goditur Teksasin duke shkaktuar shira të rrëmbyeshëm si dhe erëra të forta që arrinin deri në 150 kilometra në orë.
“Uragani Hanna mbërriti në ishullin Padre në orën lokale 17:00 dhe përfshiu brigjet si një stuhi e kategorisë së parë me erëra që arrinin deri në 45 kilometra në orë”, theksoi Qendra Kombëtare e Uraganeve.
Uragani u drejtua dje drejt pjesës jugore të Teksasit ndërsa sot ka kaluar drejt verilindjes së Meksikës.
“Hanna do të shkaktojë erëra të forta në disa pjesë të jugut të Teksasit dhe në verilindje të Meksikës. Këto shira do të shkaktojnë përmbytje të çastit që përbëjnë një rrezik dhe mund të bëjnë që lumenjtë të ngrihen nga shtretërit e tyre”, paralajmëruan meteorologët.
Deri tani nuk ka asnjë viktimë apo dëme të rënda materiale./Fjala.al/Ke.Ba