Ç’po ndodh me vaksinën? Dr. Ethem Ruka: Rezultatet duken inkurajuese, provat kanë treguar se …

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Biologu i njohur, Dr. Ethem Ruka përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë detaje lidhur me fazën ku ndodhet përgatitja e vaksinës anti-Covid-19.

Sipas tij, nga 25 kandidat vaksinat që ka deklaruar OBSH, katër prej tyre janë në një fazë më të avancuar.

Sipas tij, rezultatet e deritanishme duken inkurajuese dhe se provat kanë treguar se nuk ka efekte anësore.

Reagimi i plotë:

KU JEMI ME KANDIDAT-VAKSINAT ANTICOVID?

Shpejtesia me te cilen po punohet per prodhimin e vaksines anticovid nuk eshte pare ndonjehere me pare. Me 25 korrik OBSH deklaroi se jane 25 kanditat vaksina ne procesin e provave klinike te njeriu.

Vetem kater prej tyre jane ne nje faze me ta avancuar ose sic quhet faza 3, ndersa kandidat vaksinat e tjera jene ne fazen 1 ose 2.

Kompania amerikane Moderna, kete te hene, filloi provat e fazes se trete te 30 000 vullnetare.

Po ashtu dy kandidat vaksina kineze kane filluar me fazen e trete qysh me15 korrik.

Projekti i katert eshte ai i kandidat vaksines europiane. Ky projekt eshte vene ne levizje nga Universiteti i Oksfordit ne bashkepunim me kompanine farmaceutike AstraZeneka dhe po provohet ne Mbreterine e Bashkuar, Brazil dhe Afriken e Jugut.

139 projekte te tjera jane ne proces, por per momentin jane me me vonese.

Teknologjite e perdorura jane te ndryshme. Disa perdorin virusin e “vrare” ose te caktivizuar. Kjo teknologji eshte perdorur nga dy kompani kineze. Nje teknologji tjeter perdor proteinen e virusit qe provokon sistemin imunitar per prodhimin e antitrupave. Kompania amerikane Moderna po perdor teknologjine me inovative, te pa provuar ndonjehere deri me sot. Ajo shfrytezon ARN qe mbart informacionin per proteinen e coronavirusit. Kjo ARN do te deshifrohej ne qelizat humane, te cilt do te prodhonin proteinen e coronavirusit qe provokon sistemin imunitar per prodhimin e antitrupave anticovid.

Lexo edhe :  Situata në Gaza, prifti: 450 refugjatët e kishës Sacra Famiglia, në gjendje dramatike

Rezultatet e deritanishme duken inkurajuese. Kandidat vaksinat nxitin prodhimin e antitrupave dhe limfociteve T.

Keto prova kane treguar se nuk ka efekte anesore. Megjithate ne raste te vecanta jane vene re disa efekte si dhimbje koke, lodhje etj, por qe nuk konsidetohen te rrezikshme. Megjithate eshte ende heret per te arritur ne perfundime te sakta.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Frikë nga programi bërthamor, bota po rikthen sanksionet e OKB kundër Iranit

Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania kanë filluar procesin e rivendosjes së sanksioneve të mëdha të OKB-së ndaj Iranit....

BE-ja pezullon takimet zyrtare me Kurtin

Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë ka njoftuar se përfaqësuesit e lartë të BE-së dhe të shteteve anëtare do të pezullojnë takimet me kryeministrin...

Kokrra e fasules i bllokon rrugët e frymëmarrjes, i mituri në gjendje të rëndë

Një fëmijë nga Korça mosha e të cilit akoma nuk dihet, ka gëlltitur një fasule dhe fatkeqësisht fasulja i ka kaluar në rrugët e...

Zelenskyy i kundërpërgjigjet Hungarisë

Në përplasjen e fundit diplomatike midis Kievit dhe Budapestit, Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka akuzuar Hungarinë për "ndryshimin e fajit" për luftën ndaj Ukrainës. Sipas mediave...

Shorti i Champions League, përballje plot emocion që në raundin e parë

Është hedhur këtë të enjte në Monaco të Francës shorti për fazën e grupeve për kompeticionin më të ndjekur të futbollit në klube, atë...

Lajme të tjera

Web TV