Prej 17 ditësh i infektuar me Covid-19, Isa Mustafa tregon përvojën e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Lëvizjes Demokratike e Kosovës, Isa Mustafa para 17 ditësh ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Mustafa ndan përvojën e tij me virusin, ndërsa shkruan se ky virus është një sëmundje atipike që s’ka rregulla standarde shërimi duke thënë se dhe ai vetë dhe pse u trajtua në shtëpi nuk e pati të lehtë.

Ai i bën apel qytetarëve mos presin nga institucionet t’i mbrojnë por të bëhen policë e mjekë të vetvetes.

Por nga ana tjetër i kërkon qeverisë që të ketë prioritet absolut vetëm COVID-19, të informohet sa më shumë publiku dhe të ndahet edhe euro-ja e fundit për shëndetin.

STATUSI NGA ISA MUSTAFA

Miq të nderuar

Më brengosi sot numri i të infektuarëve prej 276 me Covid-19. E përjetova keto ditë Covidin dhe e shoh për obligim të apeloj për kujdes maksimal. Eshtë një sëmundje atipike, që s’ka rregulla dhe standarde shërimi.

Të heqim dorë nga ahengjet, dasmat në masë, lëvizjet për pushime e rekreacion, protestat e tubimet, sepse po e shtojmë rrezikun e përhapjes së virusit.

Mos të presim që Qeveria, Ministria e shëndetësisë, institucionet Shëndetësisë, policia, inspektorët mund të na mbrojnë nga kjo pandemi, në qoftëse nuk respektojmë rend dhe rregulla. As vendet më të fuqishme nuk po e arrijmë këtë. Ne duhet të bëhemi policë të vetëvetes, mjekë të vetëvetes.

Mund të mbrohemi vet, nëse tregojmë kujdes dhe respektojmë rekomandimet e institucioneve shëndetësore dhe rregullat e Qeverisë.

Unë u trajtova në shtëpi, respektova dhe po respektoj në mënyre absolute rekomandimet dhe udhëzimet e mjekëve tanë. Nuk ishte e lehtë.

Është kjo luftë për të shpëtuar jetën tonë dhe të tjerëve. Duhet gjithë ne të vetëdijesohemi se nëse nuk e marrim seriozisht këtë pandemi atëherë neglizhojmë jetën tonë dhe të atyre me të cilët komunikojmë.

Lexo edhe :  Me bllok në dorë, Rama shkon në selinë rozë! Mbledh sërish deputetët e Tiranës

Apeloj qe institucionet shëndetësore të japin sa më shumë informata për qytetarët, që mediat ta kenë prioritet absolut mbrojtjen nga Covid-19 dhe që gjithë ne të mos bëjmë luftë politike por të ndërtojmë kulturë dhe ndërgjegje të respektimit të masave.
Të ndihmojmë dhe të përkrahim punonjësit shëndetësorë dhe SHSKUK që të organizojë hapësirë për të sëmurit në tërë Kosovën. Të ndajmë edhe euron e fundit për shëndetin! IM

Të fundit

Avokati i Ilir Metës në merak edhe për bashkitë: Janë bërë si Komitetet Ekzekutive

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, ka sulmuar kryeministri Edi Rama në lidhje me ndërhyrjen që ky i fundit...

Malaj sherr live me gazetarin: Mos më fol për ndërzimin e lopëve mua

Një debat i ashpër është zhvilluar në “Off the Record” mes analistit Floger Muça dhe ish-ministrit të Financave, Arben Malaj. Gjithçka nisi kur Malaj, akuzoi...

Shkak telefoni i Laert Haxhiut, shkarkohet drejtori i burgut të Drenovës, Fatjon Fasho

Shkarkohet pa shkresë drejtori i burgut të Drenovës. Burime bëjnë me dije se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka shkarkuar drejtorin Fatjon Fasho. Nga komunikimi...

Kaos para fluturimit, pasagjerët hidhen nga krahët e avionit të “Ryanair”

Në aeroportin e Palma në Spanjë, në orët e para të së premtes, 4 korrik, paniku kaploi pasagjerët brenda avionit të Ryanair që do...

Emigrimi si faturë e papaguar e biznesit

Nga Shpëtim Luku Shumë vite më parë, në një bisedë me një biznesmen të njohur shqiptar, ai më theksoi se sfida më e madhe me...

Lajme të tjera

Web TV