Valteri: Një vit më parë Meta ishte “shkelësi i madh” i Kushtetutës, sot jeni bërë “synet” nga gjuha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti Halit Valteri ka mbajtur fjalën e tij gjatë seancës parlamentare për diskutimet në lidhje me për raportin përfundimtar të Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Valteri i është drejtuar deputetëve të tjerë dhe kryetarit të Komisionit Hetimor, Ulsi Manjës se 1 vit më parë e konsideronin Metën si “shkelësin e madh” të Kushtetutës ndërsa sot e akuzojnë vetëm për disa shkelje të vogla proceduriale.

Kjo sipas Valterit ka sjellë zhgjënjim tek shqiptarër dhe jo vetëm tek partia.

 

“E kapën me milona të vjedhura dhe me bllokun e zi por prap nuk i thanë gjë.Ju ka mbyllur gojën dhe ju s’keni këllqe ta përmendni jo më të shkarkoni.
Ju nuk keni si ta dini, se nuk ka gjë më të tmerrshme se deputeti absurd që jeni kthyer që nga 2008.

Çfare mund ti thuash presidenti kur ulet dhe çdekreton zgjedhjet ?
Një  vit më parë çdekretimi i zgjedhjeve ishte shkelje e Kushtetuës, sot një vit më pas Ulsi Manja ka ndryshuar mendim.
Nga shkelësi i madh i Kushtetutës sot akuzat ndaj Presidentit shkojnë në shkelje të thjeshta proceduriale.

Nuk ishit te aftë  ta conit Ilir Metën para drejtësisë.
Ju kujtoj se pa ndihmen e SHBA-së nuk shmangnim dot gjakdredhejn por do ruanim, vetëm shtetin.
Jeni bërë synet nga gjuha dhe nuk po zhgënjeni vetëm partinë por po zhgënjeni shqiptarët.
Komisioni i Venecias si në raportin paraprak dhe atë përfuindimtar e përcaktoi qartë se President i ka tejkaluar kompetencat.
A u shkel kushtetuta Ulsi Manja kur u çdekretuan zgjedhjet e 30 qershorit?Hiqni dorë nga të qënit manekinë por përgjigjuni thirrjeve të shqipëtarëve”shprehet Valteri nga Kuvendi. /Ra.My. Fjala.al

Të fundit

Hakerët “ndërpresin mbledhjen e këshillit gjerman”, transmetojnë një video pornografike

Një takim i këshillit lokal në Bodensee të Gjermanisë u ndërpre këtë javë kur hakerat morën kontrollin e transmetimit...

Si ta mbani djersën nën kontroll gjatë ditëve të nxehta të verës

Nxehtësia është sfiduese, por djersitja nuk është armiku juaj, përkundrazi, është një funksion vital i trupit Djersitja është një proces i natyrshëm dhe jetik për...

Trump paralajmëron Tajlandën e Kamboxhian: S’ka marrëveshje tregtare nëse ka luftë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka telefonuar udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias për t’i nxitur të ndalin konfliktin kufitar që ka shpërthyer...

Meta i jep fund reklamave politike në Facebook dhe Instagram

Kompania Meta, nën të cilën operojnë Instagram dhe Facebook, ka njoftuar se do të anulojë plotësisht opsionin e reklamave politike dhe zgjedhore në vendet...

Situata del jashtë kontrollit edhe në Piqeras, zjarri përparon drejt banesave

Një vatër zjarri ka dalë jashtë kontrollit në fshatin bregdetar të Piqerasit, duke shkaktuar alarm mes banorëve dhe bizneseve në zonë. Flakët, që po përhapen...

Lajme të tjera

Web TV