‘Motër…nuk ka më oksigjen’/Këngëtarja shqiptare tregon 20 ditët dramatike në betejën me COVID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja dhe deputetja e Kosovës, Eliza Hoxha ka fituar betejën me COVID-19 pas 20 ditësh në “luftë” me të.

Në një postim në rrjetet sociale, Hoxha tregon eksperiencën e tmerrshme që kaloi gjatë 10 ditë qëndrimi në spital, ku pa dhe se si jeta mund të ike fare lehtë nga duar apo mungesa e oksigjenit në një moment mund të ishte vendimtare për pacientët.

Postimi i plotë:

Nata e bënte të veten. Dukej se pas terapisë së mbrëmjes të gjithë rehatoheshin për gjumë. Por teknikët e oksigjenit nuk ndalonin asnjëherë duke sjellë boca të reja…Zhurmë, krisma, tërheqje zvarrë e tyre sepse gjithçka bëhej manualisht…por kishte edhe një rrëmujë tjetër në terracën e dhomave mbrëmë. Dola jashtë…Ora 01:00 e natës. Në dhomën nr. 9 vdiq edhe një burrë. Shqetësim, pasiguri, paqartësi… I shprehë ngushëllimet e mia djemve të tij dhe kthehem në dhomë.

Tani kishte edhe një grua në dhomën time e cila mezi ngopej me frymë. Ishte 24 orë me oksigjen shtesë. Dikur fjeta.

Si në ëndërr më dukej se dikush thërriste emrin tim…sa e sa herë me radhë… Në fakt u zgjova dhe gruaja pranë shtratit tim gjëmonte e rënkonte duke thirrur me rënkim emrin tim e duke përsëritur ” më është ndal oksigjeni”. Ora 03:20 e mëngjesit.

Kërceva nga shtrati e trishtuar…Motër …motër…nuk ka më oksigjen…U shqetësua edhe ajo…i thirri teknikët, erdhën dhe e ndërruan bocën…

Ajo u rehabilitua dhe fjeti përsëri…por unë më nuk fjeta…çka nëse nuk e kisha dëgju…çka nëse nuk kishte pas bocë tjetër me oksigjen atë natë…çka, nëse?!…

Më zuri mëngjesi me sy hapun.

Natë në dhomën nr.6 – infektive – reparti B

Pas 20 ditësh – 10 në shpi e 10 në spital nga sot zyrtarisht jam Covid Free, por ende me terapi sh’pie në vazhdim.

Dua me këtë rast veç nja dy tre fjalë, ndoshta i shërbejnë dikujt…

1. Virusi duket se ka një paketë simptomash identifikuese, por pasojat e virusit nuk janë të njëjta për asnjë person.

2. Stafi i mjekëve e infermierëve nuk kanë ndalu as edhe një herë. Por janë të pamjaftueshëm në numër për të arritur tek të gjithë. Qeveria ka patur mundësi ta decentralizojë shërbimin më herët, të testojnë më shumë persona, të rrisin nr e personelit.

Lexo edhe :  Prezantohet Kodi i ri Penal, Manja: Do të hidhet për konsultim publik

3. Infrastruktura shëndetësore nuk është krejt e paqëndrueshme, sa është menaxhimi i dobët dhe mirëmbajtja e tyre…këtu i përfshijë edhe vet pacientët që shpesh nuk janë të vëmendshëm për të mirën publike.

4. Ka një gjë që këto ditë i ka zbutur duke i bërë të duken surreale ndonjëherë…Drunjtë dhe hapësira e gjelbër përreth spitalit bashkë me zogjtë që na zgjonin në mëngjes janë peizazhi që më ka motivuar të zgjohem e të duroj për ditë të mira. Efekti natyrë që ne po e mbysim çdo ditë në këtë qytet.

5. Covidi më ka njohur edhe me njerëz të tjerë që luftonin për jetë dhe na ka lidhë shoqëri përjetë. Fatoni dhe Gonxhja janë një pasuri e re në jetën time.

6. Mediat mendojë që duhet informatat ti përshkallëzojnë…jo vetëm në shifra sa të infektuar e sa të vdekur, por edhe se çfarë raste janë, sa me simptoma të rënda e sa pa simptoma…sa ne spital e sa në shpi …sepse jep një pamje më të qartë…rastet pa simptoma mund të jenë bartës pa dashje e më besoni se ka shumë…

I falenderoj mjeket dhe infermierët e infektives për përkushtimin dhe energjinë e mirë! Dr. Sali Ameti, Dr.Shemsedin Dreshaj, Dr.Izet Sadiku, Dr. Veliu, Dr. Nora, infermieri Fitim Havolli, Infermieret Blerta, Marigona, Shuki e plot e plot ditën e natën…thjeshtë fantastik të gjithë!

Ju falenderoj të gjithë juve miq e dashamirë që u kujdesët, më këshilluat e më inkurajuat për të vazhduar!

Falenderim special për Arditën dhe Ardianin udhërrëfyesit e mijë gjatë kohës sa isha në vetizolim!

U jam shumë mirënjohëse!

Ka qenë eksperiencë shumë e çuditshme dhe sfiduese edhe përtej dimensionit shëndetësor!

Familja si gjithmonë boshti mbështetës falemnderit shumë! Ju du shumë!

Në fund fare ka një gjë të thjeshtë laji duart, mbaj maskën dhe ruajt distancën! Për vete, për tjetrin. Për jetën!

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV