Nga Bledi Çuçi tek Erion Veliaj/Cilët janë politikanët shqiptarë që u prekën nga koronavirusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lufta me COVID-19 duket se nuk pyet për  pozicione drejtuese, poste  politike, apo edhe kategori biznesi.

1.Erion Veliaj. Sot është bërë i ditur lajmi se kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryebashkiaku në rrjetet e tij sociale, ku ndër të tjera shprehet se është në gjendje të mirë shëndetësore. Por kryebashkiaku I Tiranës nuk është i vetmi ndër politikanët që është prekur nga koronavirusi gjatë gjithë periudhës së pandemisë.

 

2.Bledi Çuçi Një tjetër politikan i cili është përballur me COVID-19 është ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit rural.

Më 24 korrik, në një prononcim ekskluziv për grupin mediatik “FJALA” Çuçi bëri me dije se prej disa ditësh ndodhej i infektuar me koronavirus ndërkohë që tani është  në gjendje të mirë shëndetësore dhe është drejt shërimit.

 

3.Fatmir Toçi, ish-deputeti dhe botuesi i njohur i “Toena” rezulton i prekur me virusin Covid 19. Në një njoftim që ai ka shpërndarë  në faqen e tij në facebook Toçi njofton publikisht se është prekur nga virusi dhe i kërkon ndihmë institucioneve shtetërore.

Ndër të tjera Toçi njofton se pasi ka bërë tamponin ka rezultuar pozitiv, por për fat familjarët e tij nuk kanë rezultuar si ai bartës të virusit. Nga ana tjetër Toçi sugjeron të gjithë atyre që kanë patur kontakt ditët e fundit të bëjnë tamponin.

4.Adriatik Alimadhi, deputet në kuvend, u konfirmua pozitiv me koronavirus. Lajmi asokohe e bëri publik vetë ai në rrjetin social Facebook me një foto nga shtrati. Në statusin e tij ku njoftoi dhe se ishte pozitiv, Alimadhi akuzonte kryeministrin Rama për mungesën e infrastrukturës në spitale dhe për autoambulancën e rrënuar, e cila e kishte çuar për në Sanatorium ku edhe bëri analizat.

Lexo edhe :  Zbulohet ‘foleja’ e prostitucionit në Tiranë/Në pranga tutori 20-vjeçar, në kërkim tjetri

5.Ralf Gjoni, është deputeti që i shtohet listës së politikanëve me koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputeti paraditen e sotme. Ai shton se do të qëndrojë i izoluar në shtëpi për dy javë. Gjoni ka qenë me temperaturë të lartë për tre ditë me radhë.

6.Enver Roshi, mjek dhe deputet njëkohësisht ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Roshi ka bërë publike për një prononcim pë Fjala, se është në parametra normalë shëndetësorë, por e vetmja gjë që e ka lodhur janë telefonatat e gazetarëve.

7.Elio Hysko, kryetar i FRESH dhe njëkohësisht deputet në Kuvend, ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Hysko ka deklaruar në një prononcim për Fjala se është në parametra normalë shëndetësorë dhe se për dy javë do qëndrojë i karantinuar në shtëpi.

/Fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV