Pandemia/VIP-at shqiptarë që u prekën nga koronavirusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E gjitha bota po përballet me një situatë shqetësuese nga virusi i ri COVID-19, ku deri tani janë raportuar mbi 639 mijë të vdekur dhe mbi 15 milionë persona të infektuar.

Koronavirusi nuk ka kursyer as personazhet e e njohur, duke mos përjashtuar as ata shqiptarë. Për disa ka sjellë simptoma të rënda që i ka detyruar të shtrohen në spitale dhe të marrin mjekime, ndërsa të tjerë po e kalojnë, ose e kanë kaluar, si një grip të thjeshtë gjithmonë duke u izoluar nga pjesa tjetër e shoqërisë.

Më poshtë “Fjala.al” rendit disa prej VIP-ave shqiptarë që u infektuan me koronavirus.

1.Skënder Brataj, Drejtori i Urgjencës Kombëtare, u konfirmua pozitiv me koronavirusin e ri, Covid-19, pas kryerjes së analizës. Lajmin e konfirmoi asokohe dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manstirliu. “Deri tani gjendja e tij paraqitet e stabilizuar dhe dr. Brataj ndodhet në vetizolim, në shtëpinë e tij. Uroj me shpirt ta kalojë sa më lehtë këtë situatë dhe t’i bashkohet sa më shpejt, i shëruar plotësisht, ekipit tonë që po lufton çdo ditë me këtë armik!”

2.Sandër Simoni, Drejtuesi i gjykatës së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është prekur nga Covid. Ende nuk dihet se si ka rënë në kontakt me virusin gjyqtari Simoni, por ka nisur hetimi epidemiologjik për të zbuluar nëse ka edhe presona të tjerë te infektuar brenda kësaj gjykate.

3.Florjan Binaj, aktori i njohur i humorit, bëri me dije pak javë më parë me anë të një postimi në Instagram se është prekur nga Covid-19. Aktori i ‘Portokalli’ tregoi se më pas u vetëizolua në shtëpi dhe se nuk kishte asnjë simptomë.

4.Edmond dhe Robert Budina, dy aktorët u konfirmuan se ishin prekur nga Covid-19. Ka qënë ISHP institucioni i cili dha këtë deklaratë. Ata lajmëruan se ka nisur dhe hetimi epidemiologjik për të mësuar se ku janë infektuar dhe shtrirjen e infeksionit. Ndërkohë dy vëllezërit mohuan vërtetësinë absolute të testit, dhe kërkuan një tjetër testim për të treguar se janë negativ ndaj COVID-19. Ljamin se janë të prekur me COVID-19 artistët u shprehën se e kanë mësuar përmes televizorit.

Lexo edhe :  Arbana Osmani drejt rikthimit në ekran, këtë herë në një tjetër televizion

5.Vilma Nushi Sipërmarrësja dhe biznesmenia Vilma Nushi prej ditësh qëndron në Turqi ku po kurohet nga koronavirusi. Për kurimin e Nushit në Turqi ka pasur reagime të shumta, por ajo çka ngjalli më tepër debat ishte letra që Vilma Nushi bëri publike teksa kurohej nga virusi Korona. Sipas atyre që reaguan, të cilët ishin të shumtë në numër, kjo letër ishte një farsë dhe një viktimizim nga ana e Nushit.

6.Petrit Bylykbashi, është një personazh i njohur publik që në kohën kur ai mori pjesë në reality shoë-n Big Brother 4. Rreth 3 muaj më parë ai u infektua me koronavirus dhe për fat të keq ditët e fundit ka rezultuar përsëri pozitiv. Këtë fakt e ka bërë vetë publik përmes një statusi në Facebook ku ka treguar se virusi i është rikthyer shumë më agresiv sesa herën e parë. Petriti ka menduar se tashmë është imun nga ky virus dhe nuk është ruajtur aspak me masat mbrojtëse apo me distancim fizik./Fjala.al/

 

Të fundit

Kapen dy shqiptarët në ‘shtëpi bari’, Gjykatësi: Jeni rrota të vogla të një makinerie

Dy të rinj shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë britanike pasi u kapën në një "shtëpi bari" duke...

Një protestë kundër vullnetit popullor

Protesta e 16 majit e organizuar nga berishizmi në mbrojtje të votës së lirë nuk ishte kundër qeverisë Rama apo pushtetit socialist. Pavarësisht se...

PS nis festën në Korçë për votat e diasporës, thelloi rezultatin

Është mbyllur numërimi i votve të diasporës të ardhura nga Greqia për qarkun e Korçës. Burime për A2 CNN bëjnë me dije se me mbylljen...

Diaspora votë masive për PS-në, në Gjirokastër merr 76,1 %

Ndërkohë në 11 qarqe të tjerë socialistët kanë kryesuar bindshëm ku rezultatin më të thellë e kanë arritur në Gjirokastër me 76.1 % të...

Shqiptarët e diasporës zgjedhin të preferuarit e tyre! Braçe i pari

Pas përfundimit të numërimit të zarfeve me votat e diasporës për subjektet politike, në Parkun Olimpik është duke u vijuar me numërimin e votave...

Lajme të tjera

Web TV