Fuga: Rrotacioni i pushteteve, si qarkullimi i gjakut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Akademiku Artan Fuga deklaron se për Shqipërinë është e rëndësishme rrotacioni i shtetit. Sipas tij kjo është si qarkullim i gjakut. Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU Fuga tha se një kryeministër në Shqipëri nuk mund të qëndroje më shumë se 4 vjet.

 -Profesor, a parashikoni që do ruhet ajo që një forcë politike në Shqipëri qëndron vetëm 8 vjet në pushtet?

Ka arsye për ta menduar këtë, por unë në mendimin tim jam i ndikuar nga ata mendimtarë dhe logjicienë të Shkencave Sociale të cilët thonë që e kaluara sigurisht ka një bazë për të menduar të ardhmen, por e kaluara nuk e komandon të ardhmen. Që do të thotë, nuk përjashtohet që kjo të jetë, por nuk është automatike. Dhe unë këtu kam një distancim nga vlerësimi i shumë njerëzve që përfaqësojnëopozitën të cilët thonë fitorja është e sigurt,  do ndërrohet mandati. ’97-’98 ndodhi, por mos harrojmë se ndodhi e shoqëruar me krizat financiare. Në 2013 ndodhi rrotacioni pas dy mandatesh por Zoti Berisha kishte një histori të mëparshme pushteti. Nga kjo pikëpamje unë do thoja edhe ajo që në 2005 PS që drejtonte u largua nga pushteti dhe erdhi PD, mos harrojmë se kishim ndryshime të mëdha edhe në arenën ndërkombëtare. Sigurisht ka shanse por nuk është e thënë. Unë i qëndroj asaj që zonja Kim formuloi dhe qëështë shumë e rëndësishme, që në fund të fundit, rrotacioni është qarkullimi i gjakut të një shoqërie./Fjala.al/Ke.Ba

https://www.youtube.com/watch?v=wHbHRlw0Zh0

Na ndiqni LIVE në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU

https://www.facebook.com/portalifjala/videos/641935663094708/

 

 

Të fundit

Zjarret në vend, Policia bën bilancin: Në më pak se tre muaj identifikuam 137 autorë

Me situatën e zjarreve që paraqitet e rëndë në vendin tonë, ku sipas Sistemit Evropian për Zjarret në Pyje...

Politico: Shqipëria përdor IA në qeverisje, integrimin në BE dhe luftën ndaj korrupsionit

Inteligjenca artificiale (IA) gjithnjë e më shumë po përqafohet nga shumë vende të Evropës, ndërsa Shqipëria po e shfrytëzon si një mjet kyç për...

Çfarë po gatuhet në Alaskë? Trump dhe Putin mes hartës së re të Ukrainës

Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojnë të premten një samit në Alaska, mes spekulimeve se bisedimet mund të...

Atje ku gjykatën e drejton ligji, jo SPAK-u

Nga Ylli Manjani Po vijojmë të sjellim raste të tjera nga gjykatat perëndimore të cilat shpallin të papërdorshme si prova gjyqsore të dhënat e SKY...

Xhekson Polok, një shpërthim “kaotik” mbi telajo

11 gusht 1956 – Artisti i njohur amerikan, Xhekson Polok, humbi jetën në moshën 44-vjeçare. Nga Leonard Veizi Në një natë gushti të vitit 1956, një...

Lajme të tjera

Web TV