Gara për rektor, ja kush janë krerët e rinj në universitetin e Korçës dhe Shkodrës

Dhimitë Bello do të jetë rektori i ri i universitetit ‘Fan.S.Noli’ në Korçës. Në zgjedhjet e sotme ai ka mundur Lenci Ekonomin, i cili humb për herë të dytë garën për rektor.

Ndërsa, për dekan, në Fakultetin e Bujqësisë Korçë është zgjedhur Gjergji Mero dhe në Fakultetin Ekonomik Korçë, është zgjedhur Ledina Alolli.

Suzana Golemi është Ndërsa rektorja e re e universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës do të jetë Suzana Golemi, e cila ka fituar garën ndaj Adem Bekteshi, rektori në detyrë.

Nga numërimi i votave të pedagogëve ajo ka dalë fituese me 2 vota diferencë. Ndërkohë po numërohen votat e studentëve por në bazë të formulës, pritet që ato të mos ndikojnë në këtë rezultat.

/En.Br./Fjala.al