Kurban Bajrami/Meta mesazh politikës: Mësoni frymën e bashkëpunimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka uruar ditën e sotme të gjithë  shqiptarët dhe besimtarët mysliman për festën e Kurban Bajramit.

Meta ka falenderuar të gjithë udhëheqësit fetar të cilët ngjallin ushqejnë ndjenjën e bashkimit dhe vëllazërimit, Meta i dërgoi dhe një mesazh të fortë politikës, teksa tha se uron që edhe politika të mësojë e të marrë shembullin e kësaj fryme bashkëpunimi.

“Urimet më të mira për të gjithë besimtarët, qytetarët tanë, sepse kjo është vetëm një ditë vëllazërimi e solidariteti, por edhe një ditë shumë e rëndësishme, që na fton të bëjmë sakrifica për këtë vëllazërim.

Uroj që edhe politika të mësojë, të marrë këtë shembull të frymës së bashkëpunimit, mirëkuptimit, të interesave më të mëdha të qytetarëve, por në cdo rast jam i sigurt që populli do të udhëhiqet nga kjo harmoni, që frymëzojnë këta udhëheqës të nderuar, që bëjnë një punë të jashtëzakonshme për të edukuar qytetarët me vlerat më të mira njerëzore, hyjnore e atdhetare.

Është një ditë e rëndësishme sot për t’u angazhuar të gjithë së bashku për anëtarësimin në BE dhe për të hequr cdo pengesë, sa më shpejt, që frenon këtë ëndërr, në mënyrë që të mos na ikin më të rinjtë dhe të kthehen edhe ata që kanë ikur”, tha Meta. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Trend i ri në Francë, shesin biletat e dasmave për njerëzit që nuk i njohin

Një trend i ri po përhapet në Evropë: çifte që po shesin bileta për dasmat e tyre te të...

Lewandowski refuzoi një pagë “të çmendur” nga Sauditët, për të qëndruar te Barça!

Agjenti i Lewandowskit zbuloi se sezonin e kaluar, sulmuesi refuzoi një ofertë të majme nga Arabia Saudite për të qëndruar te Barcelona. Ndërkombëtari polak...

YouTube prezanton rregulla të reja: inteligjenca artificiale do të gjejë moshën tuaj

YouTube, një nga platformat më të njohura online, po prezanton një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si mbron përdoruesit e rinj. Kompania do të...

Gjermanët testojnë teknologjinë që mund të parandalojë mijëra aksidente

Ngarja mbrapsht mbetet një nga rreziqet më të mëdha të aksidenteve rrugore. Sipas Klubit Gjerman të Automobilave (ADAC), një në katër kontakte me këmbësorët ndodh...

Elon Musk humb një tjetër bashkëpunëtor, jep dorëheqjen bashkëthemeluesi i xAI

Igor Babuschkin, një nga bashkëthemeluesit e kompanisë së Elon Musk, xAI, ka njoftuar largimin e tij prej saj përmes një postimi në X. Babuschkin udhëhiqte...

Lajme të tjera

Web TV