Prej dekadash koronaviruset kanë ekzistuar te lakuriqët e natës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ekip i biologësh, të udhëhequr nga David Robertson nga Universiteti i Edinburgh, analizuan historinë evolucionare të formave të mëparshme të SARS-Cov-2 duke studiuar gjenomet e dhjetëra viruseve që janë më të lidhura me të.

Biologët molekularë nga Kina, Shtetet e Bashkuara dhe Europa publikuan rezultatet e tyre të studimit në revistën ‘Nature Microbiology’, ku ata krahasuan gjenet e dhjetëra viruseve që lidhen ngushtë me virusin SARS-Cov-2. Ata më pas zbuluan  format të mëparshme të virusit 40 deri në 70 vite më parë, shkruan BBC.

Shërbimi lokal shëndetësor në Qendrën Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ngritën një alarm epidemiologjik, në dhjetor 2019 ku  u zbulua një numër i madh i rasteve të pneumonisë të lidhura  me tregun e hapur të kafshëve në qytetin Wuhan, provinca Hubei në Kinë.

Analiza tregoi se viruset që lidhen me SARS-Cov-2 kanë jetuar te lakuriqët e natës për shumë dekada. Këto viruse kanë një origjinë të përbashkët dhe aftësinë për të infektuar qelizat e gjitarëve, të cilat lehtësuan transmetimin e tyre te njerëzit, dhe që mund të ndodhin përsëri në të ardhmen, thonë shkencëtarët.

Rezultatet e këtij studimi tregojnë se viruset SARS-Cov-2 kanë qarkulluar në lakuriqët e natës në Kinën jugore për më shumë se gjysmë shekulli, dhe struktura e tyre specifike, e cila u lejon atyre të lidhen me receptorët në sipërfaqen e qelizave të mushkërive të disa specieve të ndryshme, shpjegon pse dy viruse të ngjashme infektuan njerëzit dhe shkaktuan epidemi serioze  të frymëmarrjes./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Theo Hernandez në Arabi, Allegri gjen zëvendësuesin

Pas largimit të Theo Hernandez drejt Arabisë Saudite, Milan po ndjek disa emra për krahun e majtë të mbrojtjes, por momentalisht në krye të...

Lajme të tjera

Web TV