Presidenti Xhaferi: Vllaznia do të rikthehet e madhe dhe e lavdishme si dikur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i kuqebluve flet pas triumfit me Besëlidhjen, përvijon projektin e ringritjes. “Situata të tilla nuk duhet të përsëriten më për Vllazninë”. Kështu ka deklaruar presidenti i kuqebluve, Alban Xhaferi, pas suksesit të skuadrës së tij ndaj Besëlidhjes në duelin e mbijetesës midis dy kategorive. Ndonëse ende nuk është sqaruar çështja e pronësisë së klubit më të vjetër të futbollit në vend, që zotërohet ende nga Bashkia e Shkodrës, Xhaferi mbetet i përkushtuar në projektin e tij.

Vllaznia ka shmangur përsëritjen e asaj që do të ishte një katastrofë për klubin shkodran, duke shmangur rënien në Kategorinë e Parë, pasi ka mundur të dielën Besëlidhjen me rezultatin 3-1 në “play-off”-in midis dy Kategorive. Dhe për presidentin e kuqebluve, Alban Xhaferi, është koha e falënderimeve. “Unë dua të falënderoj fillimisht të gjithë çunat që kanë patur një impenjim maksimal këto 3 ditët e fundit, pas grumbullimit në Kompleksin “Gardenland””, – ka thënë ai.

“Dua t’i përgëzoj ata një nga një, dua të përgëzoj pastaj edhe trajnerin gjithashtu, ashtu siç dua që të përgëzoj edhe tifozët që na kanë mbështetur, – ka vijuar 41-vjeçari. – Ky është një fillim i ri për të gjithë dhe unë u premtoj atyre se Vllaznia e madhe do të vijë në vijim.” Për Xhaferin, situata të tilla nuk duhet të përsëriten më për Vllazninë. “Vllaznia e madhe do të rikthehet aty ku e ka vendin, pra, në majat e futbollit shqiptar, – ka këmbëngulur biznesmeni i suksesshëm shkodran.

“Vllaznia është një emër i madh dhe ne duhet të luftojmë të gjithë që ta çojmë gjithmonë drejt objektivave të reja dhe kjo situatë të mos përsëritet më”, – shtoi kreu i klubit shkodran, sipas të cilit vlerësimi i kontingjentit aktual dhe përforcimeve për sezonin e ri është një proces që do të bëhet nga specialistët. “Kjo do të jetë pjesë e vlerësimeve teknike dhe mua më takon të mbështes skuadrën me të gjithë elementët e tjerë dhe pastaj vlerësimet e tjera teknike do t’ua lëmë teknicienëve”, – pohoi Xhaferi.

Lexo edhe :  Reagimi i tij u bë viral kur fliste Olta Xhaçka, Erion Braçe: Më erdhi para fytyrës...

“Normalisht, ne kemi qenë vazhdimisht në fazën e vlerësimeve sa u përket lojtarëve të sezonit të ardhshëm, kemi bërë disa takime, kështu që besoj se çdo gjë do të bëhet në momentin e duhur, në kohën e duhur, – ka sqaruar presidenti kuqeblu. – Është pak kohë e shkurtër, por besoj se ne do të arrijmë ta organizojmë skuadrën në kohë për të arritur objektivat e reja për sezonin e ri të Superiores.” Po cila do të jetë e ardhmja e Hysen Dedjes në krye të stolit të Vllaznisë?

“Mendoj që duhet të gëzojmë njëherë qëndrimin në Superiore, pasi kjo ishte gjëja më e rëndësishme dhe unë besoj se shumë shpejt, që nesër, besoj se do të ketë njoftim zyrtare për këtë çështje”, – ka thënë shkurtimisht Xhaferi, i cili ka folur edhe për ardhjen e një drejtori të ri sportiv tek kuqeblutë. “Unë dua të jap një lajm të mirë, që jemi drejt finalizimit të një drejtori sportiv për ekipin, i cili është i huaj, por ka një përvojë të gjatë në kampionatin shqiptar, pra e njeh kampionatin tonë”, – ka zbuluar më tej kreu i klubit kuqeblu.

“Ai do të jetë pjesë e projektit tonë të ri, por besoj që nesër do të japim edhe njoftimin tonë zyrtar, – ka shtuar Xhaferi. Ndonëse ende nuk është sqaruar çështja e pronësisë së klubit më të vjetër të futbollit në vend, presidenti shkodran mbetet i përkushtuar në projektin e tij. “Bashkia e Shkodrës për momentin ka 100 % të aksioneve, por unë në fakt ka ardhur për të mbështetur ekipin, ka ardhur për një projekt të ri, një strategji të re, ambicie të reja, për të bashkuar forcat e për të arritur aty ku dëshirojmë”, – ka përfunduar presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi./Fjala.al

Të fundit

1 në 3 shqiptarë jeton në kushte të vështira ekonomike, theksi te të moshuarit

Një në tre shqiptarë jetoi në kushte të vështira ekonomike gjatë vitit të shkuar. Kjo, sipas Avokatit të Popullit,...

Kancelari i ri gjerman: Do të ndërtojmë ushtrinë më të fortë në Evropë!

“Rishikimi i politikave dhe prioritetet e reja, që synojnë ripërtëritjen e premtimit të prosperitetit për të gjithë përballë sfidave të mëdha”. Ky ishte mesazhi...

“Jam bërë vegjetarian”, Alizoti pendohet për deklaratën “do e ha të gjallë Ramën”

Tomor Alizoti është kthyer në ‘vegjetarian’ pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit. Teksa po i drejtohej selisë blu për takimin...

Deve dhe Tesla Cybertruck të kuqe, pritja madhështore e Trump në Katar

Presidenti Donald Trump u prit ngrohtësisht në ndalesën e dytë të udhëtimit të tij katër-ditor në Lindjen e Mesme, teksa mbërriti në Doha të...

Noka akuzon qeverinë: U blenë karta me 10 mijë euro që qytetarët të mos shkonin në votime

Flamur Noka duket se nuk e ka kapërdirë dot këtë humbje të thellë të PD-së në zgjedhjet e 11 majit, duke ngritur akuza për...

Lajme të tjera

Web TV