KOKSH drejt zgjedhjeve të reja, përvijohet plani i veprimit dhe afatet përkatëse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Procesi i zbatimit të Rezolutës së 9 shkurtit, që ka nisur në fund të korrikut, mbyllet në mes të dhjetorit. Siç është njoftuar, Komiteti Ekzekutiv i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), ka miratuar hapat që do të ndërmerren në zbatim të Rezolutës së fillimshkurtit, që u mbajt në Tiranë, duke synuar t’i jepte fund konflikteve të brendshme.

“Në vijim të mbledhjes së datës 20 korrik 2020 dhe asaj të datës 28 korrik 2020, Komiteti Ekzekutiv i KOKSH, në zbatim të pikës 6 të Rezolutës së Asamblenë e Jashtëzakonshme, të mbajtur më datë 9 shkurt 2020, e cila përcakton krijimin e një Komiteti Teknik që do të angazhohet për ndryshimet Statutore të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, dy prej të cilëve do të jenë përfaqësues të Asamblesë së Përgjithshme të KOKSH, ka miratuar kriteret e kandidateve që do të propozohen nga anëtarët e KOKSH-it”, – thuhet në një njoftim të shkurtër.

Kriteret për kandidatin e propozuar nga Anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme të KOKSH-it janë që ai të jetë jurist me profesion, të jetë anëtar në një organizatë sportive anëtare të KOKSH-it jo më pak se 5 vite, të ketë njohuri për legjislacionin e organizatave Jo-qeveritare dhe Jo-fitimprurëse (OJQ/OJF), të ketë integritet profesional dhe moral dhe anëtari që propozon të jetë në rregull me kriteret statutore të anëtarësimit dhe të mos ketë asnjë detyrim ndaj KOKSH-it.

Gjithashtu, Komiteti Ekzekutiv i organizmit që qeveris lëvizjen olimpike ka miratuar edhe nje plan hap pas hapi, i cili do të çojë në zbatimin e Rezolutës. Kështu, i ndarë në 8 etapa, ku plan veprimi ka zënë fill në fundin e muajit korrik, me nisjen e punës për Komitetin Teknik, që supozohet të nisë punë në 10-ditëshin e dytë të shtatorit.

Lexo edhe :  VIDEO/ Napoli në festë, mijëra tifozë festojnë titullin kampion!

Drafti me ndryshimet statutore duhet të jetë gati në fund të shtatorit, për t’i lënë vendin në mes të tetorit miratimit të tij nga Asambleja e Jashtëzakonshme për ndryshimet statutore. Dhe, pas marrjen së miratimit edhe nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), është parashikuar që brenda afatit 15-17 dhjetor të mbahet edhe Asambleja Zgjedhore, e cila pritet të nxjerrë edhe drejtuesit e rinj të KOKSH-it./Fjala.al

Të fundit

Çështja “Meta”, disa persona kanë dëshmuar, do të shesin njëri-tjetrin

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se për dosjen CEZ-DIA, ku ish presidenti Ilir Meta është marrë i pandehur,...

Pse Fredi Beleri kërkoi i pari dorëheqjen e Sali Berishës?

YLLI PATA - Në ditën e sotme, Sali Berisha, duket si në ditën zero. Pra kur u shpall Non Grata nga SHBA e më...

Donald Trump nuk ndryshon kurrë: Vetëm unë kam fuqinë për marrëveshje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se është arritur “përparim i dukshëm” në bisedimet tregtare me Bashkimin Europian. Përmes një...

PD vazhdon avazin: Zgjedhjet në Shkodër të shpallen të pavlefshme

Partia Demokratike ka bërë një tjetër ankim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, duke kërkuar shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun...

“Dy deputetë të PS nuk do të jenë në parlament!”

Dy deputetë të Partisë Socialiste të qarkut të Durrësit nuk do të betohen në shtator. Deklarata e fortë u bë në studion e A2...

Lajme të tjera

Web TV